28 Mars 2024

Mot kryesisht me diell do të vijojë sot gjatë ditës

Prishtinë, 24 prill - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se mot kryesisht me diell dhe me pak vranësira do të vijojë gjatë ditës së premte.

Në fushat barike sipas Institutit do të ketë rënie të lehta dhe graduale. Indeksi UV do të jetë i lartë.

Pjesa perëndimore dhe jugperëndimore do të jetë e mbuluar me vranësira transparente, që i takojnë stadit të lartë të troposferës, mirëpo nuk parashihen reshje, por që do të jenë një sinjal që javën e ardhshme të krijohet një situatë tjetër meteorologjike.

Temperaturat minimale sipas IHK-se parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike janë në normë për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike.

Kurse kushtet agrometeorologjike paraqiten të kënaqshme, sidomos me prezencën e reshjeve të fundit dhe temperaturave të cilat nuk u paraqiten të ashpra, sikur viteve tjera, kështu që pjesa më e madhe e kulturave të pemëve dhe perimekultura në përgjithësi i shpëtuan ditëve me temperatura të ulëta.

Sasitë reshjeve në rrafshin e Dukagjinit që u regjistruan gjatë ditëve të fundit ishin 5-26 litra për metër katror, ndërsa në rrafshin e Kosovës, sasitë e reshjeve u regjistruan  nga 16-51 litra për metër katrorë. 51 litër për metër katror kishte regjistruar stacioni i reshjeve në Podujevë (Besianë).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)