20 Prill 2024

Mot i vranët dhe i butë do të vijoj gjatë këtyre ditëve të fundit të 2020

Prishtinë, 28 dhjetor - Në parashikimi i motit për pesë ditë e ardhshme, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se mot kryesisht i vranët dhe i butë do të vijoj gjatë këtyre ditëve të fundit të 2020.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të vijoj të mbetet prezente mbi vendin tonë.

Vranësirat e krijuar gjatë vikendit do të vazhdojnë të mbeten jostabile duke krijuar kushte për reshje shiu në viset e ulëta, ndërsa në viset malore reshje sqote.

Në mëngjes Viti i ri parashihet të vije me mot stabil, pa borë në viset mesatare, por vende-vende mund të ketë riga lokale shiu, por temperaturat do të jenë dukshëm mbi vlerat e mesatareve.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pesë ditore do të lëvizin ndërmjet -1 apo 0 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.

Reshjet e fundit që ranë mbi territorin tonë kanë zbutur sado pak mungesën e ujit në liqenet tona artificiale.

Reshje pritet të ketë edhe në ditët vijuese të janarit. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi  me shpejtësi 1-12m/s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)