02 Qershor 2020

MMPH ndanë 150,000 € për Komunën e Rahovecit

Rahovec, 19 korrik - Gjatë ditës së djeshme Kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi ka nënshkruar marrëveshje financimi për Komunën e Rahovecit me z. Fatmir Matoshi, ministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Sipas kësaj marrëveshjeje, do të financohet projekti i rregullimit të shtratit të lumit nga Hoça e Madhe, Brestoc, Hoçë e Vogël, Nagac e deri në Krushë të Madhe!

Gjatësia e trajtimit të shtratit të lumit është 7,600 metra, ndërsa me këtë projekt synohet të zgjidhet problemi i vërshimeve, trajtimi i ujërave të zeza (kolektori) si dhe rregullimi i mjedisit përgjatë shtratit të lumit. Veç tjerash, në këtë projekt të cilin e ka hartuar Komuna e Rahovecit, parashihen edhe urat, stazat për ecje si dhe ndriçimi në pjesët e banuara.

Ministria për sivjet i ka ndarë 150,000 € për këtë projekt, ndërsa nga ministri Matoshi kemi marrë zotimin se do të planifikohet buxhet edhe për vitin tjetër me qëllim që ky projekt i rëndësishëm në fushën e mjedisit të përfundohet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)