28 Janar 2020

MMPH mbështetë Skenderajn, Istogun, Vitin dhe Deçanin me tre milion euro

Prishtinë, 15 maj – Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me kryetarët e komunave: Skenderaj, Istog, Viti dhe Deçan, kanë nënshkruar disa memorandume bashkëpunimi për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit.

“Jam i përkushtuar që si ministër i një dikasteri të rëndësishëm për komunat dhe qytetarët, tu dal në ndihmë gjithë kryetarëve të komunave për t’i shtyrë përpara projektet që kanë të bëjnë me mjedisin. Vetëm gjatë vitit 2019, MMPH-ja  ka planifikuar 84 projekte që përfshijnë edhe komunat e Kosovës, e në mesin e këtyre edhe komunat Skenderaj, Istog, Viti e Deçan”, deklaroi ministri Matoshi.

Ministri Matoshi tha se këto projekte do të financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vlerë rreth 3 milion euro.

“Të gjitha këto projekte janë edhe një hap më shumë në angazhimin tonë të përbashkët për përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe ngritjen e mirëqenies së qytetareve të vendit. Besoj që këto projekte do të realizohen me kohe dhe do të kenë një menaxhim efikas nga komunat përkatëse”, u shpreh ministri Matoshi.

I pari i MMPH-së, Matoshi, kërkoi nga kryetarët e komunave një angazhim më të madh në fushën e mjedisit duke përfshirë dhe zbatimin e Udhëzimit Administrativ për ndëshkime me Gjoba Mandatore.

Projektet për të cilat u nënshkruan memorandumet e bashkëpunimit me komunën e Skenderajt janë: “ Kanalizimi në Bashkësinë Lokale Qirez-Likoc- Skenderaj”,  në  vlerë prej 230 mijë euro; “Kanalizimi në fshatin  Llaushë- Skenderaj”, në  vlerë prej 200 mijë euro; “Rregullimi i lumit Klina nga Fshati Kuqicë deri në Skenderaj”, në  vlerë prej 300 mijë euro; “Rrjeti i kanalizimit ne Prekaz-Mikushnicë-Skenderaj, në  vlerë prej 200 mijë euro.
Këtë vit MMPH  në Skenderaj realizon 7 projekte të cilat kapin vlerën rreth 1.5 milion euro.

Me komunën e Istogut janë nënshkruar dy marrëveshje për projekte: “Ndërtimi i parkut të qytetit në lokacionin e ish ndërmarrjes publike Radusha”, në vlerë prej 100 mijë euro dhe “Ndërtimi i  kanalit të ujitjes në fshatin Storadran”, në vlerë prej 100 mijë euro.

Ministri Matoshi me komunën e Vitisë ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi për projektin ”Renovimi dhe ndërtimi i Infrastrukturës Mbrojtëse përgjatë lumit Morava e Binçes”, ku këtë vit do të ndahen 400 mijë euro.

Me komunën e Deçanit janë nënshkruar këto projekte : “ Kanalizimi i ujërave të zeza në zonën urbane në Deçan”, në vlerë prej 50 mijë euro; “Kanalizimi i ujërave të zeza në Rastavicë”, në vlerë prej 31 mijë e 500 euro; “Rregullimi i shtratit të Lumbardhit  në Deçan, në  vlerë prej 400 mijë euro dhe “Ndërtimi i shtratit të lumit në Irzniq në lagjet Berisha, Mushkolaj dhe Dodaj”, në  vlerë prej 50 mijë euro, për vitin buxhetor 2019.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, falënderuan ministrin Matoshi për bashkëpunim dhe investim në fushën e mjedisit duke i vlerësuar këto projekte si të domosdoshme për komunat përkatëse dhe qytetaret e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2020  - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve ESNAF nga Prizreni organizojn takim për mundësitë e bashkëpunimit në përkrahje të sektorit privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 229-të. (Ndërtesa e KGJK-së, salla e takimeve, rruga “Luan Haradinaj”, ora 10.00)

- Kryeshefi I Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi pret në takim ministrtin e Inovacionit, Muszafer Shala, ku pas takimit do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa kryesore të Telekomit të Kosovës, në katin e pestë, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe te obelisku i Hebrenjve, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Oborri i Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Plaformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

-  Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" organizon manifestimin e kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Hapësirat e Fakultetit të Edukimit -Filologjisë, Gjakovë, ora 11:00)

-  Misioni i OSBE-së dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit. (Dokukino në Kompleksin Europa në Prizren, ora 12:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit. (DokuKino, Kompleksi Europa në Prizren, ora 12:30)

- Rinia Demokratike e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit. (Menza "Ramiz Sadiku", Prishtinë, ora 18:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe AS Film, për nder të Ditës Përkujtimore të Holokaustit, do të organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Përqafimi i fatit”, me regji të Jakov Sedlar. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)