28 Mars 2024

MMPH-ja dhe GIZ-i Gjerman me gjashtë projekte për mjedisin

Prishtinë, 10 dhjetor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me sekretarin Arben Çitaku dhe këshilltarët politik, sot janë takuar me sekretaren e parë të Ambasadës Gjermane në Kosovë, Anja Becky dhe përfaqësuesit e GIZ-it Gjerman.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjashtë projekte që Qeveria Gjermane përmes GIZ-it po realizon së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Këto projekte që kanë synim përmirësimin e mjedisit kanë të bëjnë me menaxhimin e mbeturinave, ujërat dhe vërshimet, planifikimin hapësinor, energjinë efiçiente, reformat ligjore dhe biodiversitetin.

Me këtë rast, ministri Matoshi tha se mbështetja e Qeverisë Gjermane përmes këtyre gjashtë projekteve, është vullnet për ndryshime pozitive të mjedisit dhe planifikimit hapësinor në vend.

“ Për çdo projekt jam i gatshëm si ministër të jap kontributin tim, por edhe të Ministrisë. Jam i gatshëm t’i shtyjmë dhe t’i avancojmë përpara projektet që kanë të bëjnë me mjedisin. Jemi të interesuar  që gjithë këto projekte të kenë rezultate të mira dhe të prekshme ashtu siç kanë pasur deri më tash”, deklaroi ministri Matoshi.

Ndërsa përfaqësuesit e GIZ-it Gjerman gjatë këtij takimi kanë falënderuar ministrin Matoshi për bashkëpunim për realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me mjedisin dhe planifikimin hapësinor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)