29 Mars 2024

Mitsubishi Hitachi Power Systems e interesuar për projektet energjetike në Kosovë

Prishtinë, 8 dhjetor - Një delegacion nga Japonia i udhëhequr nga Zëvendës Presidenti i  kompanisë Mitsubishi Hitachi Power Systems, z. Takayuki Maeda me bashkëpuntor po qëndron në Kosovë. 

Delegacioni në fjalë  vizitoi institucione të ndryshme në Kosovë për të u informuar rrethë mundësive për bashkepunim në fusha të ndryshme ekonomike dhe më gjerë.

Sot ata vizituan edhe Oden Ekonomike të Kosoves ku u priten nga Kryyetari z.Safet Gërxhaliu dhe u informuan mbi aktualitetin ekonomik në Kosovë dhe mbi mundesitë e bashkëpunimit ekonomik në mes të Japonisë dhe Kosovës.

Jemi të vetëdijshëm se kompania  Mitsubishi Hitachi Power Systems është një ndër kompanitë më  me renome në botë sa i  përket ndërtimit të kapaciteteve termo energjetike dhe ky sektor është mjaftë aktual në Kosovë qoftë për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese siç është Kosova C apo edhe rehabilitimi i Kosovës A dhe B.

Dua  të besojë se kompani të tilla prestigjioze të interesuara për këto projekte janë një dëshmi që do të ndikojë në përmirësimin e imazhit të Kosovës por edhe në përpjekjen e tyre që në këto projekte të sjellin inovacione dhe high-tech modern që krahas rëndesisë ekonomike dhe teknologjike do të sjellin edhe përvojë dhe ekspertizë ambientale që është e rëndesisë së veçant.

Deri më tani  interesim për këto projekte e në veçanti për Kosovën C  kanë treguar kompanitë General Electric (amerikane), Mitsubishi Hitachi (japoneze), Siemens (gjermane) dhe Doosan (koreane). Sa më shumë interesim, aq më të mira ofertat për vendin, theksoi kryetari Gerxhaliu.

z. Takayuki Maeda u falendërua  për mikëpritje dhe delegacioni ishte  shumë i  kënaqur me vizitën e në veçanti me informatat e marra lidhur me këto projekte ku edhe këta janë  të interesuar për pjesëmarrje në forma të ndryshme.

Përvoja jonë e pranuar ndërkombëtarishtë është dëshmia më e mirë për reputacionin e kompanisë tonë, por edhe raportet e mira politike në mes të Japonisë dhe Kosovës janë një motiv shtesë dhe obligim për përgjegjesi dhe garancione profesionale në standarde dhe kritere moderne.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)