15 Tetor 2019

Mitrovica fiton mbi 200 mijë euro grant për performancë mjedisore

Mitrovicë, 19 shtator - Komuna e Mitrovicës, është radhitur e dyta në nivel të Kosovës për performancën më të mirë në kuadër të Grantit të Përformancës - Mjedisi i Pastër.

Ky grant është ndarë për komunat të cilat u janë nënshtruar tri kritereve të qasjes si dhe janë vlerësuar për tre indikatorë të qeverisjes së mirë, të nxjerra nga sistemi i menaxhimit të përformancës komunale në MAPL si dhe tetë indikatorë të menaxhimit të mbeturinave.

Komuna e Mitrovicës në raundin e parë të skemës së grantit të përformancës - Mjedisi i Pastër pas procesit të vlerësimit të kritereve dhe indikatorëve të përformancës është radhitur në mesin e komunave fituese duke u shpërblyer kështu me grant në vlerë prej 217, 213.00 euro.

Me këtë rast, drejtori i Mjedisit nga Komuna e Mitrovicës, Asllan Isufi, ka falënderuar përfaqësuesit e MMPH-së dhe të GIZ-it gjerman që Mitrovicën e kanë kategorizuar me një performancë të tillë mjedisore.

“Falënderoj të gjithë akterët e angazhuar që e kanë ndihmuar për largimin e deponive ilegale, njëherit kërkoj nga qytetarët që ta ruajnë ambientin sepse një mjedis i pastër nënkupton një shëndet më i mirë për të gjithë ne”, ka thënë drejtori Asllani.

Granti i Performancës – Mjedisi i Pastër është mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, si dhe me mandat nga Ministria për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik të Federatës Gjermane (BMZ).


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 tetor 2019

- Fillon procesi i numërimit të votave përmes postës. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve,  ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bën prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë-Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Green Art Center organizon aktivitet në komunën e Vushtrrisë i cili synon të sensibilizojë qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”. (Sheshin e qytetit “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Në kuadër të promovimit të romanit “Elefantët në kopsht” të autores Kureyshi Qendra Multimedia organizon bisedën e hapur të autores zvicerane Meral Kureyshi me gazetarin Enver Robelli. (Qendra Multimedia, rr. 'Idriz Gjilani' në Prishtinë, ora 19:00)