19 Prill 2024

Miratohet shpronësimi i pronave të Hades dhe Shipitullës

Prishtinë, 30 gusht - Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme miratoi vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të parcelës kadastrale me nr. 1305 e cila preket nga ndërtimi i Stacionit Policor në Komunën e Zubin Potokut.

Po ashtu, mori vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të cilat preken nga ndërtimi i Lokacionit të "Varrezave" Zona kadastrale Neqavc, Komuna Hani i Elezit.

Ky vendim është kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës, për implementimin e projektit "Ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit", pasi që gjatë zhvillimit të projektit zbatues për segmentin C3  tek kyçja Doganaj-Hani i Elezit, në afërsi të Hanit të Elezit janë identifikuar një numër i madh i varrezave, ku do të kalojë traseja e Autostradës të cilat edhe përkundër punimit të disa varianteve teknike gjatë fazës së projektimit nuk ka pasur mundësi të anashkalohen."

"Duke pasur parasysh që kjo është çështje e ndjeshme dhe në mënyrë që të krijohet mundësia për realizimin e projektit, Komuna Hani i Elezit në bashkëpunim me Bashkësinë Islame dhe Komunitetin kanë caktuar Lokacionin i cili do të jetë destinuar për varreza.

Edhe vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të cilat preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit IBM, Pika Kufitare Merdar, Komuna Podujevë, është miratuar sot gjatë kësaj mbledhje.

Gjatë kësaj mbledhje, është miratuar vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës, zona kadastrale Hade dhe Shipitullë, Komuna Obiliq.

Lidhur me këtë temë, në këtë mbledhje, është miratuar edhe vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës, zona kadastrale Hade dhe Shipitullë (pjesa e mbetur), Komuna Obiliq.

Me këtë rast, kryeministri ka kërkuar efikasitet më të lartë nga KEK-u lidhur me shpronësimet.

“Ne duhet të kërkojmë nga KEK-u që me kohë t’i përgatisë të gjitha këto vendime, në mënyrë që as Qeveria as KEK-u të mos vijnë në situatë të tillë të ngutshme, veçmas tani kur jemi në përgatitje të ndërtimit të Termocentralit “Kosova e re”, që edhe Banka Botërore edhe investitorët kërkojnë që të jemi shumë efikas dhe shumë të saktë në çështjet e shpronësimeve edhe në çështjet e zhvendosjes së popullatës nga ato prona” tha kryeministri Mustafa. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)