28 Mars 2024

Miratohet kërkesa e GP të LDK-së lidhur me raportimin për cilësinë e ajrit

Prishtinë, 29 janar -  Pas diskutimit të djeshëm brenda Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me parametrat tejet të lartë të ndotjes së ajrit në Prishtinë dhe rrethinë, deputetja Besa Gaxherri  në cilësinë e nënkryetares së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në mbledhjen e sotme të Komisionit ka kërkuar  në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,  të raportojnë urgjentisht institucionet  përgjegjëse për cilësinë e ajrit.

Kërkesa e deputetes Gaxherri është miratuar, andaj nesër në ora 12.00 para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor do të raportojnë  Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, drejtori i KEK-ut, Kryeshefi i agjencisë për Mbrojtje të Ambientit, përfaqësuesit e  Inspektoratit  të ambientit dhe ata të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)