18 Prill 2024

Ministrja Reshitaj premton të nderprejë të gjitha lejet e reja për hidrocentrale


Prishtinë, 13 maj - Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, u takua me përfaqësues nga Environmentally Responsible Action (ERA) group, Fatos Lajçi - Drejtor Ekzekutiv dhe Ellen Frank-Lajqi - Drejtoreshë e Programeve për të diskutuar situatën rreth zhvillimit të hidrocentraleve në Kosovë.

 ERA u bashkua në takim nga partneri i tyre i ngushtë FIQ, i përfaqësuar nga Dajana Berisha - Drejtoreshë Ekzekutive, si dhe anëtarë të kabinetit të Ministrit dhe përfaqësues nga Uji, Inspektimi, Planifikimi Hapësinor dhe Mjedisi.

Gjatë takimit, Ministrja Reshitaj shprehu shqetësimin për gjendjen aktuale të ujit të Kosovës, përfshirë gjendjen e lumit Lumbardhi i Decanit pas ndërtimit të hidrocentraleve të reja dhe pakënaqësinë që hulumtimi i fundit mbi burimet e ujit të freskët të Kosovës (sipër dhe poshtë) u krye në vitin 1984.

Si rezultat, Ministrja Reshitaj ka premtuar të nderprejë të gjitha lejet e reja të hidrocentraleve në Kosovë derisa të përfundojë një studim i ri mbi burimet ujore të Kosovës që mat ujin sipër dhe nën tokë. Po ashtu ajo ka formuar një komision që do të rishikojë të gjitha lejet e mëparshme që janë dhënë për hidrocentralet, si dhe është duke punuar drejt një administrate më efikase.

Kohët e fundit ERA group së bashku me organizata të tjera lokale nga Peja i mobilizuan komunitetet në Deçan, veçanërisht Lloqan, për të ushtruar presion ndaj qeverisë për të ndalur zhvillimin e një hidrocentrali të ri në Grykë të Lloqanit.

Si rezultat, Ministria refuzoi të pranojë Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis për projektin, anuloi Pëlqimin Mjedisor dhe premtoi se asnjë hidrocentral të ri nuk do të ndërtohet brenda Parqeve Kombëtare siq parashihet edhe sipas ligjit.

ERA group ka bërë fushatë kundër hidrocentraleve të paqëndrueshme në Kosovë dhe zhvilloi premierën e Kosovës të filmit "Blue Heart" më 10 maj në Kino ABC, Prishtinë. Blue Heart dokumenton betejën për lumin më të madh në Evropë-Vjosa e Shqipërisë-përpjekjet për të shpëtuar Rreqebullin e rrezikuar të Ballkanit në Maqedoni dhe gratë e Kruščica, Bosnje dhe Herzegovinës, të cilat po mbajnë një protestë 24-orëshe për një muaj, për të mbrojtur burimin e vetëm të ujit të freskët të komunitetit.

Blue Heart po shfaqet në mbi 500 vende në mbarë botën dhe së shpejti do të shfaqet edhe për publikun në Deçan. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)