16 Prill 2024

Ministrja Reshitaj merr përkrahje nga Ambasada e Suedisë

Prishtinë, 17 tetor - Në kuadër të takimeve me ambasadorë të akredituar në Kosovë, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj priti sot në takim përfaqësuesit e ambasadës Suedeze në Kosovë, të udhëhequr nga Anders Wollter, i ngarkuar me punë në ketë Ambasadë.

Ministrja Reshitaj pasi falënderoi shtetin suedez për përkrahjen që ka dhënë dhe po jep në vazhdimësi për Kosovën, prezantoi prioritetet e saj si ministre duke përfshirë menaxhimin e mbeturinave, trajtimin dhe shndërrimin e tyre në energji  elektrike, ngrohje qendrore dhe gaz, ngritja e cilësisë së ajrit, funksionalizimi i inspektoratit, mbyllja e deponive ilegale dhe shndërrimi i tyre në zona të gjelbërta, investimi në burimet ujore si dhe krijimi i një planifikimi të duhur hapësinor.

Nga ana tjetër z. Wollter pasi uroi ministren Reshitaj për detyrën e saj të re, shprehu gatishmërinë e shtetit që përfaqëson në forcimin e bashkëpunimit edhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Ai vlerësoi se prioritetet që ka përcaktuar ministrja janë të domosdoshme për tu realizuar dhe për këtë ajo do ta këtë përkrahjen e tij dhe të shtetit suedez më qëllim të tejkalimit të kësaj gjendje jo të mirë të mjedisit në Kosovë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)