28 Mars 2024

Ministria e Mjedisit përfiton projekt prej 4 milion dollarë nga JICA Japoneze

Prishtinë, 1 nëntor - Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj, priti në takim përfaqësuesit e Agjencionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), të udhëhequr nga z. Taizo Yamada, të cilët i falënderoi për miratimin e “Projektit të zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës”.

Ministrja Reshitaj falënderoi shtetin Japonez, dhe në veçanti JICA për mbështetjen dhënë Kosovës dhe Ministrisë në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, dhe tash së fundi edhe për miratimin e projektit të zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Kosovë, projekt ky që do të këtë impakt mjaft pozitiv në ngritjen e cilësisë së ajrit në vend.

"Si ministri jemi duke u angazhuar në realizimin e projekteve dhe aktiviteteve konkrete që do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë së ajrit, në bashkëpunim edhe me akterët tjerë ndërlidhës institucional vendor dhe donatoret ndërkombëtar", shtoj ndër të tjera ministrja Reshitaj.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i Agjensionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar z.Yamada përgëzoi ministren Reshitaj për inicimin e projekteve që ndikojnë në ngritjen e cilësisë  së ajrit dhe mbrojtjes së mjedisit në përgjithësi.

Projekti i zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Kosovë ka të bëjë me rehabilitimin e stacioneve për monitorimin e cilësisë së ajrit që përfshinë: Përcjelljen e matjeve të cilësisë e ajrit, analizat laboratorike, trajnimin e stafit për mirëmbajtjen e stacioneve për monitorim të cilësisë së ajrit dhe kalibrimin e instrumenteve, Matjen e emisioneve në impiantet me djegie të madhe, përpunimin e rezultateve të fituara nga matjet, vlerësimi i gjendjes së kaldajave dhe elektrofiltrave në TC Kosova A dhe TC Kosova B. 

Komuna e Prishtinës do të jetë pilot projekt, ku do të bëhet vlerësimi i ndotjes së ajrit nga burimet e veçanta, duke përfshirë transportin, amvisërinë, shërbimet publike dhe industrinë. Po ashtu do të rishikohet rrjeti i monitorimit të cilësisë së ajrit, mundësia për pajisje edhe me ndonjë stacion tjetër të cilësisë së ajrit dhe vendosja e monitorit në kryeqytet për t’u informuar edhe qytetarët me gjendjen reale të cilësisë së ajrit në vend.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)