17 Qershor 2019

Metereologët parashikojnë mot ekstrem dhe temperatura mbi mesataren në 2019

New York, 3 janar - Kohët e fundit janë shtuar episodet e motit të keq dhe ndryshimet klimatike janë duke luajtur rol si në intensitetin, edhe në rastet e shtuara të motit të keq që po përjeton bota.

Moti i keq përfshiu shumë pjesë të botës gjatë vitit që lamë pas. Pas Krishtlindjes pati stuhi bore në shtetet qendrore të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar mbylljen e rrugëve pasi në disa vende ra 30 centimetra borë.

"Shtëpia jonë ndodhet mesin e disa shtëpive në fund të kodrës dhe ajte grumbullohet uji, që na na përmbyti garazhin,”- thotë një banor.

Kashmiri indian, është i njohur për dimrin e ashpër; temperaturat minus 17 gradë Celsius përbëjnë rrezik edhe për njerëzit më të guximshëm.

"Kam dëgjuar që temperaturat rreth minus 17 gradë Celsius la patur vetëm 28 vjet më parë. Përsa kohë që unë mbaj mend, nuk ka patur kurrë temperatura kaq të ftohta në dhjetor,” thotë Muhammad Yakub.

Ndërkohë, Australia është përfshirë nga një valë e pazakontë dhe e gjatë nxehtësie, duke i detyruar disa banorë lokalë t’i japin ujë kujtdo që ka nevojë, madje edhe koalave të etura.

Në disa pjesë të vendit, temperaturat kanë arritur deri në mbi 40 gradë Celsius.

Edhe në plazhin e famshëm Bondi, temperaturat janë tepër të larta.

"Sapo mbërrita në Sidni nga Melburni. Këtu është shumë më nxehtë, natyrisht, por krahasuar me verën e kaluar, bën shumë nxehtë; unë kam lëkurë të ndjeshme, prandaj duhet të kujdesem për veten më shumë se të tjerët,” thotë një turist gjerman.

Metereologët parashikojnë që këtë vit të ketë më shumë raste të motit ekstrem, si dhe temperatura mbi mesataren, ndërsa klima vazhdon të ndryshojë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 qershor 2019 - Komuna e Prizrenit nënshkruan kontratë me organizatën Caritas për “Kujdesin Socio-Shëndetësor, shtëpiak dhe ambulator për qytetarët e Komunës së Prizrenit”. (Shtëpia e Bardhë, ora 9:00)

- Komuna e Prizrenit organizon konferencë me temën “Për zhvillim të qëndrueshëm në Rajonin e Zhupës - Kundër Hidrocentraleve”. (Restaurant Fuad-As në fshatin Reçanë, ora 10:00 - transporti i organizuar nga ana e Komunës, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:20)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston Rexhë Gjonbalaj, ish Kryetar i Bordit të Drejtoreve të PTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Organizatat e shoqërisë organizojnë Marshin e Refuzimit, i cili do të zhvillohet në kundërshtim të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike. (Marshi do të nis nga sheshi “Skënderbeu”, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Të flasim për ekonominë!" të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë mbahet diskutimi në panel "kontributi i Kodit Civil në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe ndërmarrësinë e grave në Kosovë". (Shtëpia e Evropës, ora 10:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e njëvjetorit të vdekjes së veteranit të luftës së UÇK-së, Hilmi Haradinaj, baba i tre heronjve të kombit. (Kompleksi Memorial në Gllogjan, ora 11:00)

- Drejtori i Administratës në Komunën e Gjilanit, Bardhyl Syla mban konferencë për media lidhur me punën 5-mujore dhe planifikimi për tre muajtë e ardhshëm i drejtorëve të Komunës. (Zyra e kryetarit të Komunës, këndi i konferencave, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja komemorative për të ndjerën Prof. Dr. Mandushe Berisha. (Fakulteti Filologjik, ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi shqyrton kërkesen e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe njoftimi i Komisionit lidhur me vizitën e realizuar në Luginë të Preshevës si dhe diskuton lidhur me tekstet e reja shkollore e riorganizimin e shkollave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Lëvizja FOL organizon Forumin e FOL Hapur me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë znj. Apostolova dhe ministrin e Administratës Publike Mahir Yagcilar ku temë diskutimi do të jetë ‘Etika në Administratën Publike”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 15:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Kino Armatën për nder të njëzet vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës organizon Javën e Filmit me shfaqjen e filmave "Ajo" nga More Raça dhe "Martesa" nga Blerta Zeqiri. (Kino Armata, ora 20:00)