29 Mars 2024

Me aktivitete të shumta sot shënohet Dita Botërore e Mjedisit

Prishtinë, 5 qershor - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MPMH) ka bërë të ditur se me rastin e 5 Qershorit, Ditës Botërore të Mjedisit,  do të organizohen aktivitete të shumta në 26 komuna të Republikës së Kosovës.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë në bashkë organizim me Komunat, OJQ-në “Let’s Do it Kosova” dhe  organizata tjera të shoqërisë civile do të organizojnë aktivitete pastrimi dhe gjelbërimi në 26 komuna të Kosovës.

Manifestimi qendror do të mbahet në fshatin Plemetin, lagja e Romëve në Komunën e Obiliqit, me ç’rast do të pastrohet dhe gjelbërohet kjo lagje.

Po sot në kuadër të shënimit të kësaj dite Ministrja e MMPH-së Dr. Albena Reshitaj, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë znj. Nataliya Apostolova, ekspertë të fushës e përfaqësues të shoqërisë civile marrin pjesë në përmbylljen e Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm ku temë diskutimi do të jetë “Ndryshimet Klimatike.

Edhe Komuna e Deçanit shënon 'Ditën Botërore të Mjedisit' me  moton 'Edhe natyra është shtëpia jote'  ku do të organizon aksioni për pastrimin e qytetit dhe largimin e deponive të krijuara në mënyr ilegale.

Këtij aksioni i bashkohët kryetrai i komuëns z.Bashkim Ramosaj,  znj.Albena Reshitaj,Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë  , Kompania Komunale e Pastrimit ,,Hixhena,, OJQ-të , dhe të gjithë qytetarët e interesuar që dëshirojnë të kenë një ambient të pastër .

Gjithashtu Zyra e kryetarit të Komunes së Gjilanit në bashkëpunim me organizatën Let’s Do It, pastaj Drejtoria Komunale e Arsimit, ajo e Shërbimeve Publike, e shëndetësisë, FSK, eko-higjiena, Hidromorava dhe qytetarët do të shënojnë 5 qershorin Ditën e Mjedisit.

Ky është aktiviteti për pastrimin e lokacionit te Pishat në fshatin Velekincë që është në kuadër të aktiviteteve të ndryshme të ndërmarra në lokacione e forma të ndryshme për gjelbrimin dhe pastrimin e Komunës së Gjilanit.
 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)