24 Prill 2024

Më 22 tetor të ketë energji elektrike në çdo Qendër Votimi

Prishtinë, 10 tetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi.

Përmes këtij dokumenti, përcaktohen kushtet dhe mënyra e bashkëpunimit lidhur me furnizim me energji elektrike për nevoja të KQZ-së, gjatë procesit të Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit 2017.

Në emër të KQZ-së, Memorandumin e nënshkroi kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka kurse në emër të KEDS-it firmosi Drejtori i Përgjithshëm, George Karagutoff.

Pas nënshkrimit, kryetarja Daka tha se ky memorandum u nënshkrua që më 22 tetor të ketë energji elektrike në çdo Qendër Votimi dhe në objekte tjera të nevojshme për KQZ-në. 

Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i KEDS SH. A, George Karagutoff u shpreh se përmes ekipeve do të monitorojnë gjendjen në Ditën e Zgjedhjeve për të pasur furnizim të rregullt me energji elektrike. 

Sipas këtij memorandumi, KQZ-ja do t’i sigurojë KEDS-it listën e specifikuar të të gjitha objekteve, përfshirë adresat e sakta të Qendrave të Votimit me qëllim të furnizimit pandërprerë me energji elektrike.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)