19 Prill 2024

Me 1 Prill ZRRE aprovon tarifave të reja energjisë elektrike

Prishtinë, 9 shkurt – Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka kërkuar nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe nga Operatori i Sisemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) që të dërgojnë kërkesën për shqyrtimin e katërt me radhë të tarifave të energjisë elektrike, që pritet të jenë efektive nga data 1 prill 2010.


ZRrE-ja ka thënë në kërkesë se  edhe gjate këtij shqyrtimi të tarifave do ta zbatojë  metodën  që është aplikuar në shqyrtimet paraprake.  Fillimisht ZRrE-ja do të ftojë të licencuarit të dorëzojnë aplikacionet preliminare për tarifa, që do të shërbejnë si bazë për shqyrtime dhe diskutime paraprake në mes të ZRrE-së, KEK-ut dhe KOSTT-it.


“Qëllimi i këtyre diskutimeve do të jetë identifikimi i çështjeve kryesore të cilat duhen të  zgjidhen gjatë shqyrtimit të tarifave, si dhe dhënia e komenteve nga ZRRE-ja mbi aplikacionet preliminare.  Më pastaj, të licencuarit do të dorëzojnë aplikacionet përfundimtare.”


Këto aplikacione, si dhe vlerësimet e ZRrE-së për to, do të publikohen për komentim nga palët e interesit, pas të  së cilave ZRrE-ja do të marrë vendimin përfundimtar.


Vendimi i ZRrE-së për tarifat përfundimtare pritet të merret me 15 mars:


Udhëzuesi për Aplikacion sipas ZRRE-se


Dëshirojmë të shfrytëzojmë  këtë rast për tu ofruar  aplikuesëve disa udhëzime për përmbajtjen e aplikacioneve, e  duke u bazuar në përvojën e shqyrtimeve të mëparshme: 


·    Gjeneratori publik, shpërndarja dhe furnizuesi publik, duhet të dorëzojnë aplikacione të ndara, për arsye se  ZRrE-ja  duhet t’i ndajë tarifat për secilin nga këto divizione, duke pasur parasysh shthurjen e KEK-ut, transaksionin e planifikuar dhe nevojën për të vlerësuar dhe publikuar ndaras tarifat sipas divizioneve.


·    Bilanci energjetik, që dorëzohet si pjesë e shqyrtimit të tarifave, duhet të jetë konform bilancit të aprovuar nga MEM-i për vitin që vjen.  Çdo devijim eventual nga bilanci i aprovuar duhet të justifikohet plotësisht nga të licencuarit. 


·    Importet dhe eksportet e blera dhe ato të shkëmbyera duhet të paraqiten ndaras. 


·    Pasqyrat financiare më të fundit të audituara dhe/ose të pa-audituara (nëse ato janë më të fundit), duhet të dorëzohen së bashku me aplikacionin për tarifa.


Aplikacionet duhet të përfshijnë të dhëna të azhurnuara mbi alokimin e kostove dhe vlerësimin e tarifave që reflektojnë koston. Këto të dhëna janë të renditura në dokumentin e bashkëngjitur. 

Me qëllim të sigurimit të të dhënave sa më të sakta për shqyrtimet e tarifave, ZRrE thekson rëndësinë e ofrimit të informatave të detajuara mbi supozimet e bëra gjatë azhurnimeve të të
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)