19 Prill 2024

MCC rikonfirmon mbështetjen për “Termokos”-in

Prishtinë, 20 nëntor - Në kuadër të aktiviteteve dhe takimeve, që janë zhvilluar sot për lansimin e programit 49 milion dollarësh të Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit - MCC (Millenium Challenge Corporation) për Kosovën, një delegacion i lartë i kësaj korporate i udhëhequr nga Jonathan Nash, Kryeshef i MCC-së, ka vizituar NP “Termokos” SH. A, ku është pritur nga Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes, Naser Canolli me bashkëpunëtorë.

Kryeshefi Canolli ka njoftuar delegacionin amerikan me historikun e veprimtarisë së “Termokos”-it dhe me sukseset e arritura, që nga realizimi i Projektit të kogjenerimit e deri tek projektet e tjera të shumta, që janë në realizim e sipër me donatorët ndërkombëtar, stabilitetin e arritur në furnizimin me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore 24 orëshe për gjithë konsumatorët si dhe stabilitetin financiar të ndërmarrjes.

“Në emrin tim, të ndërmarrjes dhe gjithë konsumatorëve, ju falënderoj juve për ndihmën që na keni ofruar me fondet e MCC-së për të filluar realizimin e projektit për vendosjen e matësve të energjisë termike tek të gjithë konsumatorët tanë”, ka thënë ai, duke e vlerësuar këtë projekt si të një rëndësie të veçantë për faktin se do të sigurojë saktësi të lartë për faturimin e konsumatorëve.

Ndërkaq, Jonathan Nash, Kryeshef i MCC-së, ka falënderuar Canollin jo vetëm për mikpritjen, por edhe për menaxhimin e suksesshëm të ndërmarrjes dhe sukseset e arritura.

“Jeni prej atyre personave, që nuk jeni kënaqur me ‘status quo’, por keni dashur të qoni gjërat përpara”, ka vlerësuar Nash i kënaqur që do të bashkëpunojnë nëpërmes MCC-së.

Duke rikonfirmuar mbështetjen e MCC-së për “Termokos”-in, ai ka thënë se dëshirojnë të shohin se si do të ndikojë kjo matje në faturimin e konsumatorëve, që më pas këtë projekt ta realizojnë edhe në vende tjera.

Ndërkaq, Petrit Selimi kordinator nacional i MCC-së, ka falënderuar për bashkëpunimin  e shkëlqyer, që kanë pasur deri më tani me ekipin e “Termokos”-it. 

Nga fondi prej 49 milion dollarësh i MCC-së dedikuar projekteve në fusha të ndryshme në Kosovë, “Termokos” do të përfitojë 10.9 milion dollarë për realizimin e projektit për vendosjen e matësve të energjisë termike tek të gjithë konsumatorët.

Ky projekt do të ndikojë në efiçencën  energjisë termike si dhe në përmirësimin e mirëqenies ekonomike të konsumatorëve tanë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)