29 Mars 2024

Mbyllet samiti për klimën, ShBA-ja nuk nënshkruan deklaratën

Bolonjë, 13 qershor - Ministrat e G7-s publikuan të hënën një deklaratë të përbashkët mbi ndryshimet klimatike dhe planet e tyre për të financuar zhvillimin e qëndrueshëm, ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk kanë pranuar ta nënshkruajnë marrëveshjen.

Në fund të samitit ministror dyditor për klimën të zhvilluar në Bolonjë të Italisë, ministrat e vendeve të tjera shprehën keqardhje për vendimin e ShBA-së.

Ministri italian i Mjedisit Gian Luca Calletti tha: \"Ne punuam për të ndërtuar ura dhe jo për të ngritur mure. Italia, Franca, Gjermania, Japonia, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian deklaruan fuqimisht se Marrëveshja e Parisit është e pakthyeshme, e panegociueshme dhe i vetmi mjet i mundshëm për të luftuar ndryshimin e klimës. Ne shpresojmë se do të vazhdojmë dialogun konstruktiv mbi këtë bazë me Shtetet e Bashkuara në të ardhmen \".

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se vendimi i tyre pasqyron njoftimin e fundit për t\'u tërhequr nga Marrëveshja e Parisit dhe angazhimet financiare përkatëse.

Këtë muaj, presidenti i ShBA-së Donald Trump njoftoi planet për të braktisur marrëveshjen e ndryshimit të klimës të Parisit, duke thënë se ajo dëmtonte ekonominë amerikane.

Një gjë e tillë vlerësohet si një goditje e madhe ndaj përpjekjeve në mbarë botën për të luftuar ngrohjen globale dhe është kritikuar nga fuqitë kryesore të botës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)