19 Prill 2024

Mbyllen kyqjet e Autostradës, Prizren Veri dhe Suharekë për shtrirjen e shtyllave elektrike

Prishtinë, 8 maj - Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës (KOSTT) ka bere te ditur se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë për ndërtimin e linjës së re të tensionit të lartë 110 kV NS Theranda-NS Rahoveci sot dhe nesër nga ora 08:00 deri në 18:00, do të mbyllet për qarkullimin e të gjitha automjeteve segmenti i Autostradës kyqja Prizren Veri – kyqja Suharekë, për të mundësuar shtrirjen e përcuesit në shtylla përgjatë korridorit të Autostradës "Ibrahim Rugova"- R7.

Implementimi i projektit do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmetimit për atë rajon.

Ky projekt i KOSTT bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)