15 Qershor 2019

Mbahet konferenca mbi tranzicionin e energjisë në Kosovë dhe rajon

Prishtinë, 31 tetor - Balkan Green Foundation dhe Germanwatch organizojn sot konferencën mbi tranzicionin e energjisë “Sfidat dhe Mundësitë në Kosovë dhe rajon” e cila do të mbahet në Prishtinë.

Konferenca do të mbledhë akterët relevantë për të diskutuar sfidat, strategjitë e politikave si dhe rrugën drejt një Tranzicioni të Energjisë në Kosovë dhe në rajon.

Duke pasur parasysh se rajoni është shumë i varur nga lëndët djegëse fosile, është e domosdoshme që agjendat e tyre të zhvillimit të energjisë të prioritizojnë diversifikimin e burimeve të energjisë, duke pasur qëndrueshmërinë, besueshmërinë dhe përballueshmërinë si gur themelet e politikave të tyre të energjisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 qershor 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj në 20 vjetorin e çlirimit të Komunës së Pejës dhe Deçanit, merr pjesë në përurimin e sheshit "Shkëlzen Haradinaj", zbulimin e shtatores së Heroit të Kombit Gjeneral Major Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës. (Sheshi “Shkëlzen Haradinaj” në Pejë përball Hotel Dukagjinit, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban të dielën më 16 qershor, Konventën e nëntë zgjedhore, ku do të zgjedhet kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të partisë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Për nder të 20-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në qytetin e Mitrovicës do të përformojnë 34 anëtarë nga ansambli i Meksikës. (Mitrovicë, ora 20:00)