19 Prill 2024

Mbahet aksioni i pastrimit në Viti

Viti, 7 tetor - Vullnetarët e Let’s Do It Kosova do t’i bashkohen aksionit të sotëm për pastrimin e rrugës Viti - Binçë - Debelldehi, i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve të Fushatës më të madhe “Ta Pastrojmë Kosovën”. 

Let’s Do It Kosova njofton të gjithë vullnetarët që duan të marrin pjesë në këtë aksion, se nisja nga Prishtina bëhet me autobus në orën 08:30 nga zyrat e Let’s Do It Kosova në Pejton.

Në aktivitetet e organizuara nga Komuna e Vitisë, parashihet që përveç pastrimit, të rregullohen edhe disa hapësira, siç janë: hapësirat te varrezat e qytetit, hapësira afër xhamisë dhe kishës katolike në Kabash, pastrimi i shtratit të lumit Morava e Binçës rreth shëtitores në rrugën e Binçës dhe disa deponi të vogla në rrugën e Debelldehut deri tek pika kufitare me Republikën e Maqedonisë.

Po ashtu, parashihet edhe vendosja e disa tabelave me mesazhe për rëndësinë e mbrojtjes së ambientit dhe pyjeve.

Në aksionin e sotëm do të marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Vitisë dhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Let’s Do It Kosova shpreson që aktivitetet e tilla të vazhdojnë përgjatë tërë fushatës tre mujore edhe në komunat tjera të Kosovës, të cilat veçse janë mobilizuar e kanë krijuar edhe Task Forca.

Aksioni i nesërm dëshmon edhe njëherë se fushata “Ta Pastrojmë Kosovën”, e cila ka filluar më 15 shtator, dhe do të vazhdojë deri më 15 dhjetor po fuqizohet dita-ditës me aktivitete të shumta gjithandej vendit.

Let’s Do It Kosova edhe njëherë ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bëhen pjesë e aktiviteteve të shumta që po organizohen në kuadër të kësaj fushate.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)