25 Prill 2024

Mbahet aksion pastrimi në Shtërpcë

Shtërpcë, 24 mars - Organizata Mjedisore “Let’s Do It Kosova” po vazhdon edhe këtë vit me aktivitete vetëdijesuese për mbrojtjen e mjedisit në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", të cilat po konkretizohen me aksione pastrimi nëpër lokacione të ndryshme të  vendit.

Vullnetarët e "Let's Do It Kosova" do të organizojnë sot aksion pastrimi në Komunën e Shtërpcës.

Aksioni do të realizohet në bashkëpunim me banorë të komunitetit serb dhe shqiptarë në Shtërpcë, me të cilët do të largohet një sasi e madhe e mbeturinave nga ky qytet.

Për organizimin e këtij aksion ka ndihmuar edhe Këshilli i Veprimit Rinor të Shtërpcës, ndërsa do të marrin pjesë edhe zyrtarë nga kjo komunë dhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Po ashtu, aksionit do t'i bashkohen edhe kryetari i Komunës së Shtërpcës dhe zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nga komuniteti serb. 

Iniciativa “Let’s Do It Kosova”, njofton të gjithë qytetarët, se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe më tej, prandaj u bëjmë thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)