28 Mars 2024

Matoshi kërkon zbatim të Udhëzimit për Gjoba nga Inspektorët komunal

Prishtinë, 24 tetor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me sekretarin Arben Çitaku, drejtorin e Departamentit të Inspektoratit, Bedri Halimi, sot janë takuar me drejtorët dhe inspektorët komunal të Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij takimi, ministri Matoshi i ka njoftuar drejtorët dhe inspektorët komunal për Udhëzimin Administrativ për Gjoba Mandatore.

“ Jemi këtu së bashku, në një takim koordinues, për të lidhur një bashkëpunim nga sot e tutje në zbatim të Udhëzimit Administrativ Nr.6/2018 për ndëshkimet me Gjoba Mandatore për ata që hedhin mbeturina në vendet që nuk janë të lejuara”, tha ministri Matoshi.

Ministri Matoshi tregoi se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe akterët e tjerë institucional bashkërisht do ta zbatojnë këtë udhëzim në të mirë të qytetarëve dhe mjedisit.

“Jemi të përkushtuar si ministri dhe besoj bashkërisht me komunat dhe Policinë e Kosovës, që ky Udhëzim Administrativ të gjej zbatim të plotë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, deklaroi Matoshi.

I pari i MMPH-së, Matoshi para inspektorëve komunal tha se janë ata që me vullnet mund ta zbatojnë dhe jetësojnë Udhëzimin Administrativ për Gjoba Mandatore.

“Udhëzimi Administrativ për Gjoba Mantadore, ka tre mekanizma nga të cilët do të zbatohet. Në rend të parë nga Inspektorët e MMPH-së, Inspektorët komunal të Mjedisit ose Inspektorët e tjerë të autorizuar si dhe nga Policia e Kosovës. Jemi tre mekanizma që bashkërisht mund ta bëjmë këtë udhëzim të zbatueshëm”, pohoi Matoshi.

Udhëzimi Administrativ për Gjobat Mandatore, parasheh ndëshkime me gjoba mandatore për personat fizik dhe juridik të cilët hedhin mbeturina jashtë vendeve të caktuara për hedhjen e tyre.

Vlera e gjobës mandatore, varësisht prej veprimit ndëshkues do të jetë prej 20 deri në 100 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)