24 Prill 2024

Masat e nxehta të ajrit nga Afrika do të vazhdojnë edhe sot

Prishtinë, 24 korrik - Masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika do të jenë të qëndrueshme edhe ditën e parë të javës, thekson Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Më tej fushat me presion të ulët atmosferik të cilat do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte tjera meteorologjike , duke bërë që nga dita e martë temperaturat  maksimale të ulën për 6-8 gradë Celsius.         

Do të ketë vranësira të cilat nuk do të jenë stabile dhe vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

  Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 24-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)