19 Prill 2024

Lipjani sot do të këtë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike

Prishtinë, 14 tetor - Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë (KOSTT) ka bërë të ditur së sot dhe nesër duke filluar nga ora 7:00 deri 19:00, do të zhvillohen punime në Nënstacionit NS 110/35/10 kV Lipjani për të mundësuar rehabilitimin e domosdoshëm të këtij Nënstacioni.

Si pasojë e këtyre punimeve sipas KOSTT sot dhe nesër në fillim dhe mbarim të punimeve do të ketë ndërprerje të furnizimit të konsumatorëve me energji elektrike nga NS Lipjani, në kohëzgjatje prej 5 minutave respektivisht nga ora 07:00 deri ne 07:05 si dhe nga ora 19:00 deri ne 19:05.

Ndërsa gjatë ditës, në datat e lartcekura mund të ketë rënie të përkohshme të tensionit në nivelin 35 kV për nënstacionet distributive si Lipjani, Magure, Shtime.

Gjatë kësaj periudhe KOSTT do të bëjë monitorim të pandërprerë të zhvillimit të punimeve dhe operimit normal të nënstacionit në mënyrë që të garantoj siguri të furnizimit nën këto rrethana të përkohshme.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga bizneset dhe konsumatorët që afektohen nga këto punime.

Rehabilitimi i NS 110/35/10 kV Lipjani do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Lipjanit, sidomos në periudhën e dimrit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)