19 Prill 2024

“Let’s Do It” shpërndanë 500 kontejnerë dhe 500 shporta për 13 komuna

Prishtinë, 26 prill - “Let’s Do It” ka shpërndarë sot 500 kontejnerë dhe 500 shporta për 13 komuna të Kosovës.

Përfituese të këtyre kontejnerëve dhe shportave kanë qenë komuna e Junikut, Podujevës, Istogut, Skenderajt, Pejës, Prizrenit, Hanit të Elezit, Shtimes, Mitrovicës, Lipjanit, Malishevës, Rahovecit dhe Deçanit.

Përzgjedhja e këtyre komunave është bërë në bazë të angazhimit të tyre në fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën”, e cila u mbajt nga 15 shtatori deri më 15 dhjetor 2018.

Drejtori Ekzekutiv i Let’s Do It, Luan Hasanaj ka thënë se Organizata do të vazhdojë të jetë përkrahëse e kompanive të pastrimit për të ua lehtësuar atyre punën dhe për ta bërë bashkë vendin më të pastër.

“Kemi dhënë më shumë, por kjo ka qenë mundësia këtë herë për lokacionet që kanë nevojë. Ju siguroj që do jemi partnerë të juaj, t’ua lehtësojmë punën tuaj dhe vendin ta bëjmë vend të pastër dhe më të mirë për të jetuar."

"Organizata jonë dhe disa të tjera nganjëherë po keqkuptohen dhe na shohin si organizata që po bëjmë punën e kompanive, por që nuk është ashtu."

"Ne jemi këtu vetëm për t’u ndihmuar juve dhe për të ndikuar në institucione që juve me iu përkrahë më shumë dhe me kërkuar nga qytetarët me qenë më të përgjegjshëm."

"Kosova e pastër nuk mundet të bëhet deri sa ju të mos keni kapacitetet e nevojshme për të vepruar, duke filluar nga paga e deri tek infrastruktura që janë kamion, kontejnerë e të tjera.

Hasanaj tha se kompania “Pastrimi” nuk duhet të ndal punën e saj për shkak të problemeve që ka sepse në këtë rast pësojnë qytetarët që nuk u ofrohet mirëmbajtje të vendit.

“Pastrimi’ nuk duhet të ndal punën pavarësisht problemeve në mes kompanive këtu nuk kanë faj qytetarët dhe shpresoj ky problem të zgjidhet dhe Prishtinën ta kemi pa bërllok”, shtoi ai.

Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i KRM “Ekoregjioni”, Nehat Basha tha se kompanitë publike u shërbejnë të gjithëve qytetarëve dhe jo vetëm atyre që paguajnë.

“Ne si kompani bashkëpunojmë me Let’s Do It Kosova, kësaj herë nxori 1 milion euro nga Qeveria që shprehi vullnet të ndihmoj qytetarin dhe neve. Kompanitë tonë publike kanë mision për t’u shërbyer gjithëve qytetarëve e kemi të urdhëruar qe ku të shohim bërllok ta marrim”, tha ai.

Basha kërkoi mbështetje financiare nga Qeveria për tu pajisur me pajisje në mënyrë që edhe kompanitë e pastrimit ta kryejnë punën siç duhet.

Kujtojmë se në Konferencën përmbyllëse të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, disa prej komunave u është ndarë granti prej 1.2 milionë eurosh i MMPH-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)