25 Prill 2024

Let’s Do It nis fushatën “Dita e Pastrimit Digjital”

Prishtinë, 18 prill -  Let’s Do It nis fushatën “Dita e Pastrimit Digjital” që do të zgjas deri më 22 Prill, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës.  Në vazhdën e aktiviteteve që organizata realizon për cdo vit në këtë datë, për shkak të pandemisë, këtë vit Ditën Ndërkombëtare të Tokës po e shënojmë më ndryshe.

Për herë të parë në historinë e festimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Let’s Do It sjell “Ditën e Pastrimit Digjital” që do të shënohet pikërisht më 22 Prill – 50 vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës.

“Dita e Pastrimit Digjital” synon të sjell vëmendjen e botës tek mbeturinat virtuale – digjitale, për të cilat rrallë herë na shkon mendja se janë “mbeturina”, e që edhe ky lloj mbeturinash ka ndikim në mjedis dhe në jetën tonë të përditshme përmes konsumit të energjisë dhe emetimit të gazrave serrë.

Fjala është për aplikacionet e ndryshme, skedarët, fotografitë, videot, etj., që zënë vend në paisjet tona digjitale (smartphones, laptopë, kompjuterë, etj.) si të papërdorura, të vjetëruara apo të papërditësuara.

Gjurmët e karbonit që lë interneti dhe sistemet që e mbështësin atë përbëjnë rreth 3.7% të emetimeve globale të gazrave serrë, sasi kjo e ngjashme me atë që prodhohet globalisht nga industria e linjave ajrore.

Duke pastruar mbeturinat tona digjitale, ne ndihmojmë në uljen e konsumit të energjisë dhe emetimit të gazrave serrë, si dhe krijojmë shprehi më të mira të menaxhimit të të dhënave tona digjitale.

Let’s Do It fton të gjithë individët, bizneset e organizatat e ndryshme që t’i bashkohen kësaj fushate, dhe më 22 Prill të shënojmë 50 – vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës duke pastruar mbeturinat tona digjitale.

Let’s Do It është organizatë joqeveritare që merret me ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë. Së fundmi, organizata ka themeluar edhe grupin e vullnetarëve që po ndihmojnë në luftën kundër pandemisë COVID-19, të njohur si “Vullnetarët kundër Coronavirusit në Kosovë”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)