19 Mars 2024

Let’s Do It nënshkruan marrëveshje me Lëvizjen Globale 'River Cleanup'

Prishtinë, 15 mars - Let’s Do It ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen Globale mjedisore “River Cleanup”, me qëllim të organizimit të aksioneve të përbashkëta për pastrimin e lumenjve, në kuadër të aktiviteteve që do të organizohen në Ditën e Pastrimit të Botës për vitin 2019.

Let’s Do It ka nënshkruar këtë marrëveshje në cilësinë e organizatores dhe koordinatores së Ditës Botërore të Pastrimit për vitet 2019 dhe 2020.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar meqë Let’s Do It në Strategjinë e vitit 2019 ka fokus kryesor pastrimin e lumenjve në Kosovë, gjë që ka filluar qysh dje me pastrimin e brezit përgjatë Liqenit të Batllavës.

“River Cleanup” është Lëvizje Globale mjedisore që ka për qëllim të zhvillojë dhe mbështesë iniciativat që synojnë informimin, pastrimin dhe ngritjen e vetëdijes për ndotjen që po i bëhet mjedisit nga mbeturinat dhe burime të tjera të ndotje, që ndikojnë në lumenj dhe mjedisin në përgjithësi.

Në strategjinë e vitit 2019, “River Cleanup” parasheh pastrimin e gjashtë prej lumenjve më të mëdhenj në botë, siç janë: Volga, Danubi, Neris&Nemunas, Raina, Scheldt dhe Drini, ku do të fokusohet Let’s Do It.

Qëllim i këtij bashkëpunimi është kontributi i përbashkët në kauzën për pastrimin e botës, specifikisht në përhapjen e thirrjes për pjesëmarrje në aksione të komunitetit që organizohen përgjatë lumenjve në qytete, si dhe nxitjen e pjesëmarrjes në Ditën e Pastrimit të Botës.

Duke e nënshkruar këtë bashkëpunim, Let’s Do It do të angazhohet në organizimin e aksioneve të pastrimit përgjatë lumenjve gjatë Fushatës së vitit 2019, si dhe t’i inkurajojë anëtarët e Lëvizjes Globale Let’s Do It World që të bashkëpunojnë me përfaqësuesit e “River Cleanup” në vende të ndryshme të botës.

Ashtu siç jeni njoftuar, Let’s Do It Kosova do të organizojë dhe koordinojë Ditën e Pastrimit të Botës për vitet 2019-2020 në më shumë se 150 shtete të ndryshme.

Kjo u vendos në kuadër të Konferencës për Ditën e Pastrimit të Botës, që u mbajt në Tallinn të Estonisë gjatë janarit, ku u bë e ditur se Kosova fitoi këtë besim dhe përgjegjësi të madhe nga Lëvizja “Let’s Do It World”, për shkak të suksesit të jashtëzakonshëm që shënoi ndër vite, veçanërisht gjatë vitit të kaluar [2018], me organizimin e Fushatës tre mujore “Ta Pastrojmë Kosovën” [15 shtator – 15 dhjetor 2018].

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)