15 Tetor 2019

Let’s Do It monitoron bashkë me inspektorë vendet turistike

Prishtinë, 1 maj - “Let’s Do It” përmes një njoftimi për media ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që sot, më 1 Maj - në  Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, të mos i ndotin pikat turistike që i vizitojnë në këtë ditë, si dhe të mos e praktikojnë djegien e gomave, siç kanë bërë zakonisht.

1 Maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Punëtoreve në gjithë botën. Kjo ditë shënohet edhe në Kosovë, në mënyra të ndryshme.

Shumë nga qytetarët këtë ditë e shënojnë duke vizituar disa nga pikat turistike në vendin tonë, kryesisht hapësira të gjelbëruara, të qeta dhe ideale për të kaluar kohë me familjet e tyre.

Për “Let’s Do It”, ndër vite shqetësuese ka qenë gjendja në të cilën janë lënë nga qytetarët këto hapësira publike, të gjelbëruara. Ato kanë qenë të mbushura me mbeturina, të cilat janë lënë pas nga qytetarët si dhe janë hedhur vend e pavend.

“Let’s Do It” përveç qytetarëve,  iu bën thirrje edhe institucioneve përkatëse, siç janë inspektorati, që të dalin sot në terren në këto hapësira publike dhe të shqiptojnë gjoba për të gjithë qytetarët që ndotin.

Po ashtu, iu bëjmë thirrje edhe kompanive të pastrimit që sot të rrisin kapacitetin nëpër lokacionet ku festohet, në mënyrë që në fund të ditës këto hapësira të mos ngulfaten nga mbeturinat.

Po ashtu, kërkojmë nga qytetarët që të na dërgojnë fotografi nga këto hapësira kur e shohin dikë duke gjuajtur mbeturina në vende jo të duhura, dhe ne do të ndërmarrim masa.

"Kjo pasi gjatë ditës së sotme, stafi ynë në bashkëpunim me disa kompani pastrimi dhe inspektorët mjedisor do të monitorojë në disa nga pikat turistike që frekuentohen më shumë nga qytetarët për 1 Maj, si dhe do të shpërndajmë thasë për qytetarët që janë në këto hapësira", thekson “Let’s Do It”.

Për “Let’s Do It”, përveç hedhjes së mbeturinave, shqetësuese është edhe djegia e gomave në këtë ditë, andaj urgjentisht kërkojmë nga Policia dhe Inspektorati që të reagojnë dhe t’i ndëshkojnë  ndotësit, bazuar në Ligjet në fuqi.

Është për keqardhje se si çdo vit përsëritet një praktikë e tillë e djegies së gomave, pavarësisht që e njëjta ndëshkohet me 100 euro gjobë, bazuar në Ligjin nr. 03/l-160 Për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja.

Po ashtu, shkarkimet në ajër nga djegia e gomave janë një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut. Në mënyrë të veçantë, emetimet nga ndezja e gomave janë me nivel të lartë mutagjenik (më shumë mutagjene se emetimet nga djegia e të gjitha materialeve të tjera që hulumtuesit kanë testuar deri më tani).

Apelojmë te secili prej jush që sot, sot dhe çdo ditë tjetër të jeni sa më miqësor ndaj hapësirave publike, dhe mjedisit në përgjithësi në mënyrë që gjendja e tij të jetë sa më e mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 tetor 2019

- Fillon procesi i numërimit të votave përmes postës. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve,  ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bën prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë-Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Green Art Center organizon aktivitet në komunën e Vushtrrisë i cili synon të sensibilizojë qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”. (Sheshin e qytetit “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Në kuadër të promovimit të romanit “Elefantët në kopsht” të autores Kureyshi Qendra Multimedia organizon bisedën e hapur të autores zvicerane Meral Kureyshi me gazetarin Enver Robelli. (Qendra Multimedia, rr. 'Idriz Gjilani' në Prishtinë, ora 19:00)