25 Prill 2024

Let's Do It Kosova organizon aksion për largimin e mbeturinave

Prishtine, 1 mars - Dhjetëra vullnetarë të Lëvizjes Mjedisore "Let's Do It Kosova" së bashku me punëtorët e Muzeut të Kosovës, mbrëmë në orët e vona të natës kanë pastruar deponinë e mbeturinave që gjendet në oborrin e Xhamisë së Çarshisë, afër Muzeut.Kjo deponi, mbrëmë është pastruar për të katërtën herë me radhë, meqë vetëm gjatë vitit të kaluar në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën" është pastruar tri herë nga vullnetarë të LDIK dhe punëtorë të Muzeut të Kosovës.

Prishtinë, 1 mars - Koordinatori i "Let's Do It Kosova", Luan Hasanaj, ka thënë se kjo hapësirë është ndotur sërish nga qytetarë të papërgjegjshëm, të cilët hudhin mbeturina vend e pavend.

Po ashtu, një pjesë të përgjegjësisë për këtë, sipas Hasanajt e mbajnë institucionet, të cilat nuk po e kryjnë detyrën e tyre, për t'i gjobitur ndotësit e ambientit.

"Në qendër të kryeqytetit tonë, ne nuk mund të kalojmë nga mbeturinat. Qytetarët janë të papërgjegjshëm, por edhe institucionet që nuk po i gjobitin ndotësit. Kjo na detyron, që edhe në orët e vona të natës, bashkë me një numër të madh të vullnetarëve, ta përçojmë një mesazh, që duhet edhe natën të angazhohemi që të kujdesemi për vendin tonë, e ne s'po e bëjmë as ditën", tha Hasanaj.
Hasanaj u ka bërë apel të gjithëve që të rrisin kujdesin ndaj mjedisit, meqë ne po synojmë Evropën, por kjo nuk bëhet vetëm me trajtimin e problemeve politike.

Lëvizja Mjedisore "Let's Do It Kosova" edhe këtë vit do të organizojë aksione në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", me qëllim të rritjes së vetëdijës të qytetarëve dhe institucioneve përgjegjëse për mjedisin.

Aksionet e radhës do të organizohen në Shtërpcë dhe në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit, për çka edhe do t'ju njoftojmë me kohë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)