25 Prill 2024

Let’s Do It Kosova organizon aksion pastrimi në Gjilan

Prishtinë, 28 tetor - Let’s Do It Kosova organizon sot aksion pastrimi në fshatin Stanishor të Gjilanit, ku pritet të marrin pjesë qindra vullnetarë.

Aksioni realizohet në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, “Let’s Do It Legal”, i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ndërsa implementohet nga “Let’s Do It Kosova”.

Ky aksion do të realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Shërbime Publike, Kompaninë turistike “Dita” dhe ndërmarrjen “Eco-Higjiena”, e cila do të ofrojë makinerinë e saj për largimin e mbeturinave.

Për pjesëmarrje në aksion, Let’s Do It Kosova ka ftuar edhe të gjitha organizatat joqeveritare në Komunën e Gjilanit.

Let’s Do It Kosova u bën thirrje edhe qytetarëve që të bëhen pjesë e këtij aksioni dhe të japin kontributin e tyre për përmirësimin e imazhit të mjedisit në komunën e tyre.

Po ashtu, Let’s Do It Kosova ju njofton se në kuadër të projektit “Let’s Do It Legal” të martën, më 31 tetor, në Gjilan do të mbahet tryeza e katërt me radhë me akterë përgjegjës për mjedisin ku do të diskutohet për Implementimin dhe Promovimin e Urdhëresës Administrative për Gjoba Mandatore.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)