24 Tetor 2020

Let’Do It shënon fushatën globale “Dita e Pastrimit të Botës 2020”

Prishtinë, 19 shtator - Në kuadër të Lëvizjes Globale “Let’s Do It World”, Let’s Do It Kosova  sjell përsëri në Kosovë “Ditën e Pastrimit të Botës 2020”, e cila ndodh njëkohësisht në më shumë se 170 vende të botës.

Dita e Pastrimit të Botës synon të sjell vëmendjen e qytetarëve anembanë globit për problemin e ndotjes së planetit tonë me mbeturina, duke ftuar sa më shumë njerëz të inicojnë dhe të marrin pjesë nëpër aksione të pastrimit në shënim të kësaj dite.

Për vitin 2020, Dita e Pastrimit të botës me theks të veçantë është e fokusuar në ndotjen e tokës, ekosistemeve ujore nga filtrat e cigareve.

 Ndaj sot, Let’s Do It Kosova synon që të mbledh dhe pastrojë sa më shumë filtra të cigareve dhe të ngrisin vetëdijen e qytetarëve që të mos i hudhin ato në tokë lum apo diku tjetër, por në shportë të mbeturinave sepse dëmi që ato i shkaktojnë mjedisit është jashtëzakonisht i madh.  

Aktivitetet qëndrore për shënimin e kësaj Dite do të realizohen në Prishtinë, si në vijim:

Aktiviteti i parë qëndror do të zhvillohet në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri” te parkingu i autobusëve.

Aty përveç filtrave të cigareve, do të pastrojmë edhe një sasi të konsideruar të mbeturinave të llojit të ndryshëm, të cilat fatkeqësisht vazhdojnë të hudhen nga qytetarë të pandërgjegjshëm.

Në të njejten kohë fillojnë aktivitetet edhe nëpër komunat e tjera të vendit të cilat u janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Let’s Do It për shënimin e Ditës së Pastrimit të Botës.

Nga stadiumi “Fadil Vokrri”, ekipi i Let’s Do It niset për te Parku i Qytetit për të vazhduar me aktivitetin e dytë qëndror për shënimin e “Ditës së Pastrimit të Botës 2020”.

Te Parku i Qytetit ekipi do te fokusohet në mbledhjen e filtrave të cigareve, të cilët fatkeqësisht mund të gjenden të hedhura edhe në hapësirat e parkut, përkundër faktit që Parku i Qytetit është njëra nga “mushkëritë” e qytetit dhe duhet ruajtur si i tillë.

Pjësmarrës në aktivitetet për shënimin e Ditës së Pastrimit të Botës 2020 do të jenë edhe përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe përfaqësues nga misionet e huaja në Kosovë.

Për shkak të situatës me pandeminë, numri i pjesëmarrësve në aktivitete është i reduktuar dhe të gjithë pjesëmarrësit janë të thirrur që të respektojnë me përpikmëri distancën sociale, të mbajnë maskën gjatë gjithë kohës, si dhe të përkujdesen për higjienën personale.

Let’s Do It Kosova u ka bërë thirrje edhe subjekteve politike që të bashkohen në shënimin e kësaj Dite në të mirën e mjedisit e mirëqenies së qytetarëve, dhe po ashtu të kenë më në prioritet çështjet mjedisore në kuadër të programeve të tyre politike.  

Pjesë e Fushatës janë bërë personalitete të profileve të ndryshme në vend duke bërë thirrje për qytetarët që të marrin iniciativa individuale për mbledhjen e filtrave të cigareve, për të kontribouar kështu për një mjedis sa më të pastër dhe të shëndetshëm.

Let’s Do It Kosova fton edhe njëherë të gjithë qytetarët, bizneset, institucionet - miq e dashamirë të mjedisit që më 19 shator të bashkohen në shënimin e Ditës së Pastrimit të Botës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Tetor 2020

- Federata e Futbollit e Kosovës rifillon fazen finale te projektit “Elite Youth Development U15”. (Fusha “Top Football” në fshatin Mazgit, ora 9:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon kampionatet individuale për U21/e (1999), dhe Veteran. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)