25 Prill 2024

Kurteshi: Pse të paguaj rrymën për qytetarin e veriut që më ka vrarë shokun

Prishtinë, 28 dhjetor - Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka parashtruar sot disa pyetje në Kuvend për Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Eenergjisë Elektrike.

Kurteshi ka kërkuar të dijë se përse ai duhet të paguaj energjinë elektrike të shpenzuar nga një qytetar në veri që i ka vrarë shokun.

“Pse jam përgjegjës që të paguaj për një qytetar në veri që ka vrarë shokun tim? Cila marrëveshje ndërkombëtare më detyron ta paguajë rrymën e dikujt. Nuk ka asnjë marrëveshje ndërkombëtare që më detyron që si taksapagues të paguaj taksën dhe rrymën  e dikujt tjetër, çdo marrëveshje e tillë është e kundërligjshme dhe shkel të drejtat e njeriut”, është shprehur Kurteshi.

Ai ka kërkuar nga ZRrE të dijë se përse nuk e ka bërë publike faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në veri për pjesën tjetër të qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij, duhet të bëhet kompensimi i qytetarëve për këto pagesa dhe i KEDS-it për humbjet nga mospagesa e energjisë elektrike në veri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)