29 Mars 2024

Kryeministri Haradinaj i paralajmëron banoret e Hades dhe Shipitulles

Prishtinë, 9 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës dhe përfaqësuesit e banorëve të fshatrave Shipitullë dhe Hade të Komunës së Obiliqit, të cilat përfshihen në procesin e shpronësimit, sipas vendimit të Qeverisë.

Takimi  kishte për qëllim informimin për zhvendosjen e banorëve të Shipitullës dhe Hades, që ndërlidhen me perimetrin për mihjet në distancën e paraparë me ligj për mihje të qymyrit, sa është e lejuar t’i ofrohet shtëpive.

Haradinaj ka thënë së meqenëse ka një kohë, ka disa ditë që shpronësimi ka ngec, pra zhvendosja, ka ngec edhe mihja.

Qeveria e vendit më datën 1 dhjetor 2017 e ka miratuar shpronësimin dhe ka marrë vendim për parametrat për shpronësim.

Vendimi sipas tij është më gjenerozi që ka mundur të marr ndonjëherë Kosova, pra parametrat më gjeneroz të mundshëm, me vlerësimin më real dhe janë parametra që askush nuk mund t’i ofrojë tjetër, pra asnjë institucion monetar ndërkombëtarë, apo dikush tjetër.

"Përkundër këtij fakti hetoj se ekziston një rrjet i matrapazëve, janë disa matrapazë që këtë gjendje, situatën e zhvendosjes, krizën energjetike të Kosovës, urgjencën për të shkuar me mihë po duan ta shfrytëzojnë me plaçkitë në mënyrë të paskrupullt edhe buxhetin e vendit, por edhe për ta dëmtuar në përgjithësi situatën energjetike."

"Sot i kam ftuar të gjithë që t’ju tregoj që kur kalon afati kohor ligjor i këtij vendimi, zbatohet ligji. Oferta që pason, pas këtij afati nuk është kjo gjenerozja, por është një ofertë tjetër në bazë të ligjit për Shpronësim."

"Pra, le ta dinë qytetarët e vendit të gjithë, se Qeveria ka qenë gjeneroze, është gjeneroze me banorët e Shipitullës dhe të Hades. Por, po ashtu çdo durim e ka një kufi. Nuk mundemi me prit në pakufi do matrapazë ta bllokojnë Kosovën dhe të mos e lënë me prodhuar rrymë, për shkak se kanë ndërtuar objekte brenda natës, për shkak se kanë rritë metrat katrorë dhe për shkak se po duan ta plaçkitin vendin prej shpronësimit", ka theksuar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se vendimi është marrë më 1.12.2017, pra i kanë 10 ditë nga dita e sotme dhe ata që i nënshkruajnë e nënshkruajnë me këtë ofertë, pas dhjetë ditësh zbatohet Ligji për Shpronësim që është gjysma e asaj që ju kemi ofruar dhe shkojnë ekskavatorët sikur për ndërtimet pa leje që shkojnë, njëjtë shkojnë ekskavatorët dhe do t’i heqim nga aty.

"Po ju them sinqerisht, ju dhe secili e ka parë që jam mundur maksimalisht për ta respektuar së pari ndjenjën së pari, jo vetëm të drejtën, vendimin e banorët që do të shpërngulen. Të drejtën e tyre, të drejtën materiale  dhe financiare, çdo të drejtë."

"Kemi gjetur lokacione për troje, keni gjetur vend për zhvendosje, kemi marrë parasysh çdo gjë. Dhe kriteri është më gjeneroz që mund ta paguan Kosova", ka deklaruar Haradinaj.

Banka Botërore sipas tij është habitur me këto kushte që ju kemi dhënë.

"Institucionet tjera janë habitur, na kanë kritikuar nëpër Kosovë njerëzit pse jepni kaq shumë. Por janë njerëzit tanë dhe nuk kemi dashtë. Por tani ka një limit, pra dhe ky limit është i vërtet. Këtë ua thash edhe këtyre që ishin sot këtu, kush nuk e merr brenda 10 dite, Ligji dhe bagerat. Nuk do të mbetet Kosova peng i askujt", ka theksuar kryeministri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)