20 Prill 2024

KRU,, Prishtina ,, me performancën më të mirë për vitin 2017

Prishtinë, 28 qershor  - Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit – ARRU -, me rastin e prezantimit të Performancës së Kompanive Rajonale të Ujësjellësve dhe Kanalizimeve të Republikës së Kosovës, sot ka ndarë mirënjohje për KRU,,Prishtina,, sh.a .- Prishtinë Për Performancën më të mirë për vitin 2017.

Ofrimi i shërbimeve kualitative dhe rritja e qëndrueshmërisë financiare është synimi aktual dhe i së ardhmes i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit,, Prishtina ,,sh.a.

Misioni i KRU ”PRISHTINA” sh.a. është,
Furnizimi me ujë të pijshëm në pajtim me standardet e OBSH-së,
Maksimalizimi i kohës së furnizimit,
Largimi i ujërave të ndotura,
Mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ujit të pijshëm,
Mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ujërave të ndotura.

Orientimi i të gjitha aktiviteteve të punës do të kenë çdoherë fokus konsumatorin me të gjitha përfitimet dhe rreziqet.Të gjithë konsumatorët do të kenë trajtim human dhe qasje në shërbim:

Pa diskriminim racor,
Pa diskriminim në përkatësinë religjioze,
Pa diskriminim në përkatësinë kombëtare,
Pa diskriminim në përkatësinë gjinore etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)