15 Korrik 2020

KRU bën apel për shpenzim racional të ujit të pijshëm

Prishtinë, 30 qershor - Sot në botë konstatohet se gjysma e gjithë njerëzve të planetit ballafaqohen me mungesën e ujit të pijshëm. Roli i ujit është thelbësor për qeniet e gjalla dhe planetin. Ai na nevojitet për pije e higjienë, por me rëndësi është ta kuptojmë domethënien e përdorimit jo të drejtpërdrejtë të ujit si për prodhim, furnizim dhe zhvillim. Hapat që ndërmarrim sot, janë të një rëndësie jetike për ne dhe fëmijët tanë.

Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç ‘rast i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm, por uji duhet kursyer pikë për pikë.! Vetëm kështu sigurojmë sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për të ardhmen.

Sot kemi rritje enorme të kërkesave për ujë të pijshëm, pavarësisht që shpërndarja po bëhet në mënyrë të barabartë dhe me kapacitete maksimale trajtuese.

Që uji të arrijë edhe në pikat e larta, lusim konsumatorët që jetojnë në pika të ulta të mos e keqpërdorin.

Nga ju kërkojmë shpenzim racional të ujit, ndërsa ne jemi duke inspektuar terrenin për kyçje ilegale dhe keqpërdorime të ujit me theks të veqantë nëpër fshatra.

Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji!

E ardhmja varet nga disa veprime që ne i marrim sot!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Korrik 2020 - Zëvendëskryeminstri Besnik Tahiri viziton Komunën e Gjakovës dhe takon  Kryetarin Ardian Gjini. (Ndërtesa e Komunës së Gjakovës, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton shkresën drejtuar komisioneve për politikë të jashtme të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 10:30)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencë për media. (zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Ambasadori Gjerman Christian Heldt, bashkë me Drejtoreshën Ekzekutive të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arberesha Loxha dhe Drejtuesin e Ekipit të përfaqësisë së GIZ-it në Kosovë, Mark Barrett në mënyrë virtuale do t’iu drejtohen publikut për të diskutuar rreth prioriteteve të presidencës të Gjermanisë. (Faqja e Ambasadës Gjermane në Facebook: https://www.facebook.com/germany.in.kosovo, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Istogut ku do te takohet me Kryetarin Haki Rugova. (Komunën e Istogut, ora 13:00)

- Organizata YMCA në bashkëpunim me Ekipin e Kombeve të Bashkuara organizojnë panelin e diskutimit "75 for 75" që nënkupton 75 minuta për 75 vite i cili do të shfaqet premierë në rrjete sociale. (https://www.ymcakosovo.com/75-for-75 & https://www.un.org/en/un75, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë sallën e edukatës fizike në Vrellë. (Fshati Vrellë, ora 13:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë stadiumit “Demush Mavraj’’. (Istog, ora 14:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi se bashku me kryetarin e Komunës se Istogut vizitojnë palestrën e qytetit. (Istog, ora 14:15)