07 Prill 2020

KOSTT njofton për punime në NS 110/10(20) kV Prishtina 6

Prishtinë, 1 tetor - Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 03 tetor 2019, nga ora 00:00 deri në 00:30 (pas mesnate) do të bëhet shkyçja e NS 35/10kV Prishtina 3. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar punimet përfundimtare për energjizimin e nënstacionit të ri NS 110/10 (20)kV Prishtina 6 (Dardania).

Gjatë kohës së lartë cekur qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Redukimi i parashikuar 15MW).

Shkyçjet janë të nevojshme për të krijuar kushte për implementimin e projektit i cili bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Prill 2020 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Qendra Operative Emergjente tek kampusi i shkollave të mesme, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Ferizajt. (Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli takohet me një grup biznesmenësh nga Ferizaj. (Ndërtesa e re e Komunës se Ferizajt, ora 12:00)

- Sindikata e Pavaur e Sektorit Privat të Kosovës mban takimi me ministrin e financave Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Ministrisë së Financave, ora 13:30)