19 Prill 2024

Kosova vazhdon pjesëmarrjen aktive si anëtare e rrjetit EPA

Edinburg, 20 shtator - Kryeshefi ekzekutiv i Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), Ilir Morina po merr pjesë në konferencën e 31-të plenare të Rrjetit EPA që po mbahet në Edinburg të Skocisë.

Qëllimi i këtij takimi që po mbahet nën moton “Të mbajmë ritmin me ndryshimet” është shkëmbimi i përvojave mbi ndryshimet që po ndodhin në kontestin e zhvillimit të qëndrueshëm si dhe vazhdimi i diskutimeve të rëndësishme mjedisore nga agjenda dhe aktivitetet e Komisionit Evropian, Agjencisë së Mjedisit të Evropës dhe të Programit Copernicus.

Disa nga temat kryesore të cilat po adresohen në kuadër të sesioneve të veçanta tematike të takimit janë: menaxhimi i emergjencave mjedisore, infrastruktura e qëndrueshme mjedisore, parashikimet dhe skenarët për mjedisin si dhe investimet dhe financat për sektorin e mjedisit.

Pjesë e rëndësishme e agjendës së takimit janë edhe prezantimet dhe aktivitetet e zhvilluara në kuadër të grupeve të interesit që funksionojnë në kuadër të EPA Net sikurse janë: përmirësimi i rregullatives ligjore, shkenca dhe qytetari, ekonomia e gjelbër, mbetjet plastike dhe ai grupit të interesit për Ballkanin Perëndimorë.

Rrjeti EPA përbëhet nga drejtorët dhe udhëheqësit e Agjencive të Mjedisit të vendeve të Evropës. Kosova është anëtare me të drejta të plota e këtij rrjetit  që nga viti 2011 dhe përfaqësohet në këtë organizatë përmes kryeshefit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, z.Ilir Morina.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)