25 Prill 2024

Kosova pjesë e Konferencës Botërore për Mjedis

Prishtinë, 21 janar - Ekipa e Let's Do It Kosova do të udhëtojë për në Estoni, ku do të marrë pjesë në Konferencën Botërore për Mjedis, që do të mbahet në Tallin nga 25 janari deri më 28 janar të këtij viti.

 Përveç pjesëmarrjes së ekipit në Konferencë, drejtori ekzekutiv i Let's Do It Kosova, Luan Hasanaj do të mbajë një punëtori, ku do të flas për ndërtimin e ekipeve dhe menaxhimin e qëndrueshëm të tyre. Krejt kjo, falë suksesit që Let's Do It Kosova, ka arritur me vite, në organizimin e aktiviteteve të shumta në mbrojtje të mjedisit dhe vetëdijësimin e qytetarëve.

Në Konferencën Botërore për Mjedis do të marrin pjesë ministrja e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës  znj. Albena Reshitaj, e cila do të ketë një fjalë rasti, pjesëmarrës në këtë konferencë do të ketë edhe  përfaqësues nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës.

Në këtë Konferencë, pjesëmarrës do të jenë mbi 200 pjesëmarrës nga 100 shtete të ndryshme të botës. Përveç aktivistëve mjedisorë nga e tërë bota, në 'Clean World Conference' do të marrin pjesë edhe delegacione të ndryshme shtetërore, përfaqësues të organizatave më të mëdha mjedisore nga UN Environment, Bashkimi Europian,  JCI, Zero Waste, Trash Hero, e të tjera, si dhe presidentja e Estonisë.

Në Konferencë do të bëhet shkëmbimi i përvojave dhe hartimi i planit për aksionin e Pastrimit të Botës që do të mbahet më 15 shtator të këtij viti. Kosova do të jetë në mesin e 200 shteteve të botës që do ta organizojnë këtë aksion.

 Udhëtimin e ekipit të Let's Do It Kosova ka mundësuar përkrahja financiare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)