03 Dhjetor 2022

Kosova nuk ka blerë energji nga Serbia apo nga kompanitë serbe

Prishtinë, 6 tetor - Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të KOSTTz.Jeton Mehmeti sot ka raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike për periudhën Qershor 2021-Maj 2022 ku është përgjigjur në pyetjet e deputetëve.

Me këtë rast KOSTT sqaron që në pyetjen e deputetit Ferat Shala në lidhje me blerjen e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve teknike si dhe rreth kompanive nga të cilat janë realizuar blerjet, Mehmeti ka cituar listën e palëve tregtare me të cilat KOSTT ka Marrëveshje Kornizë për pjesëmarrje në ankandet për blerjen e energjisë që shpallen nga KOSTT, për mbulim të humbjeve teknike.

Mehmeti asnjëherë nuk ka deklaruar se Kosova ka blerë energji nga Serbia apo nga kompanitë serbe, siç po raportohet nga mediat. Në listen e raportuar nuk është asnjë kompani serbe.

Andaj, për hirë të korrektësisë dhe informimit të drejtë të opinionit publik, luten mediat që të korrigjojnë këtë raportim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 dhjetor 2022

- Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda. (Prishitnë, ora 12:05)

- Ndihmës administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar për Europë dhe Euroazi, Ambasadorja Erin E. McKee, do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me akterë të ndryshëm duke përfshirë përfaqësues të Qeverisë, shoqërisë civile, sektorit privat, bartës të rinj të ndryshimeve etj. (Lokalet e Royal Beverages, Velekincë, Komuna e Gjilanit, ora 13:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, do të mbajë tubim me vajza e gra. (Teatrin e Qytetit "Avdush Hasani", ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi do të vizitojë Qendrën e Handikos-it në Podujevë. (Objekti i Qendrës në Podujevë, ora 15:30)

- Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit do të shfaqen filma vendor dhe të huaj, ku do të ketë diskutime me me autorët pjesmarrës! (Kino Armata, ora 17:00)
 
- Mbahet ceremonia e mbylljes së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit më ç'rast do të behët edhe ndarja e çmimeve. (Kino Armata, ora 19:00 )