19 Prill 2024

Kosova importon 380.9 GWh energji elektrike ndërsa eksporton 90.0 GWh

Prishtinë, 14 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për TM4 2017.

Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2017 (TM4 2017) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit është rreth 1.71 mijë tonë.

Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është 1 131.6 GWh dhe në hidrocentrale është 30.9 GWh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të katërt të vitit 2017, Kosova ka importuar 380.9 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë, pra TM4 2017, Kosova ka eksportuar 90.0 GWh energji elektrike.

Në tremujorin e katërt të vitit 2017, sasia e energjisë elektrike e konsumuar në Kosovë është  1 094.0 GWh energji elektrike.

Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2016), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është ngritur për 18.5%.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)