20 Prill 2024

Kosova importoi 78 GWh ndersa eksportoi 459 GWh energji elektrike

Prishtinë, 18 gusht - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për TM2 2017.

Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2017 (TM2 2017) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit është rreth 1.95 mijë tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është 1 599.1 GWh dhe në hidrocentrale është 75.4 GWh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të dytë vitit 2017, Kosova ka importuar 78.5 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë, pra TM2 2017, Kosova ka eksportuar 459.7 GWh energji elektrike.

Në tremujorin e dytë të vitit 2017, sasia e energjisë elektrike e konsumuar në Kosovë është 938.9 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2016), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është ngritur për 13%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)