29 Mars 2024

Kosova i bashkohet “Ditës së Pastrimit të Botës”

Prishtinë, 18 shtator - Ta Pastrojmë Kosovën, edhe këtë vit po vazhdon me organizimin e aktiviteteve vetëdijësuese, duke mobilizuar qytetarët në aksione të pastrimit për të larguar sa më shumë mbeturina dhe në këtë mënyrë të përçojmë mesazhin për ruajtjen e mjedisit nga ndotja.

Këtë herë “Let’s Do It Kosova” i fton qytetarët që të bëhen pjesë e aksionit “Dita e Pastrimit të Botës”, e cila organizohet në më shumë se në 180 vende të botës dhe ka për qëllim dhënien e fokusit të plotë të nevojës për kujdesin ndaj mjedisit, i cili do të realizohet sot.

Manifestimi qendrorë do të shënohet në Prishtinë më ç’rast do të pastrohet deponia e mbeturinave në rrugën Tirana afër stacionit hekurudhorë dhe gjithashtu do të bëhet pastrimi i brezit të kësaj rruge.

Edhe kësaj rradhe nuk ka munguar gatishmëria e shumicës së Komunave për bashkëpunim në shënimin e kësaj dite.

Në këtë ditë do të ketë aksione pastrimi dhe mbjellje të drunjve. Aksione do të realizohen edhe të shtunën e ardhshme në bashkëpunim me komunën e Prizrenit dhe të Suharekës.

Të gjitha aktivitetet do të realizohen në përputhje me masat e fundit anticovid të vendosura nga Qeveria e Kosovës.  

“Let’s Do It Kosova” ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve dhe grupeve të organizuara që t’i bashkohen thirrjes tonë, njëkohësisht kërkon nga Insticionet Shtetërore të kenë angazhim më të madh në fushën e Mjedisit.

"Të bashkohemi edhe njëherë të dëshmojmë që pavarësisht çdo sfide, ne Refuzojmë të jetojmë në një mjedis të ndotur dhe nuk do të lejojmë që kjo ndotje të vazhdojë", thekson “Let’s Do It Kosova” ju .


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)