20 Shkurt 2019

Kosova e Vietnami së shpejti me marrëveshje ndërshtetërore

Prishtinë, 29 qershor - Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj gjatë vizitës së saj zyrtare në Da Nang të Vietnamit ka takuar ministrin e Resurseve Natyrore dhe Mjedisit të këtij shteti, Tran Hong Ha, me të cilin kanë diskutuar mundësitë dhe modalitetet e bashkëpunimit mes dy ministrive përkatëse në çështjet më të rëndësishme mjedisore.

Në këtë takim dy homologët biseduan rreth problemeve dhe sfidave globale e lokale mjedisore dhe mundësitë e shkëmbimit të përvojave nga fusha e mjedisit.

Në emër të Republikës së Kosovës, ministrja Reshitaj shprehu falënderimet e përzemërta për ftesën dhe mikëpritjen që autoritetet vietnameze i bënë delegacionit kosovar gjatë Asamblesë së 6-të të Fondit Global Mjedisor (GEF). Më tutje, ministrja Reshitaj dhe homologu i saj vietnamez u dakorduan për nënshkrimin e një marrëvëshjeje bashkëpunimi, si inicim fillestar i mundësisë për njohjen e Republikës së Kosovës nga shteti i Vietnamit.

Me këtë rast ministrja Reshitaj deklaroi se pjesëmarrja shtetërore e Kosovës në Asamblenë e GEF-it është një sukses për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe të ardhmen e Kosovës.

Në fund, ministri i Mjedisit të Vietnamit, Hong Ha, falënderoi ministren Reshitaj për prezencën dhe kontributin e dhënë në Asamble, duke u zotuar që do të përkrahë rrugën e Kosovës për çasje në fondet e GEF-it, pasi që sipas tij kështu bashkarisht mund t’i tejkalojmë sfidat globale mjedisore.

Vlen të theksohet se gjatë pjesëmarrjes së saj në asamblenë e 6-të të GEF-it ministrja Reshitaj po realizon takime të shumta me homolog, përfaqësues shtetesh e organizata ndërkombëtare, në të cilat takime po lobon për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në këta mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtar.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2019 - Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbise'. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor si dhe për raportin vjetor të vitit 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi i Gruas së Lidhje Demokratike të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Ligji (s) na mbron”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të kompanisë “Beni”  që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë për kthimin nën menaxhimin e Qendrës Studentore (Para drejtorisë së Qendrës Studentore, ora 11:00)   .

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)

nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, mbahet tryeza “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 30, ora 11:00)

- Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ngjarjen "Women in Energy Scholarship Program", organizuar nga MCC. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevave të Minatorëve. (Miniera Stan Tërg në Mitrovicë, ora 14:00)