20 Prill 2024

Kosova e pastër për të gjitha komunitetet

Prishtinë, 8 prill - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka marrë pjesë në aksionin  për pastrimin e njërës nga lagjet ku jeton komuniteti Rom në komunën e Fushë Kosovës.

Ky aksion është organizuar nga “Let's Do It Kosova”, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, Dita e Flamurit, që shënohet më 8 prill.

Me këtë rast ministri Matoshi tha se ruajta e hapësirave përreth vendbanimeve është e domosdoshme për shëndetin dhe jetën e fëmijëve tanë.

“ Ne sot do të jemi këtu për të pastruar këtë ambient. Megjithatë nuk është e mjaftueshme që sot të pastrohet dhe pas pak ditësh të kthehet në gjendjen e mëparshme. Lus komunitetin Rom dhe gjithë të tjerët t’i ruajnë hapësirat ku po rriten fëmijët tanë, sepse kjo është e dobishme për shëndetin e tyre dhe gjeneratave që po vijnë pas nesh. Na duhet një vend i pastër për të gjithë komunitetet në Kosovë”, deklaroi ministri Matoshi.

I pari i MMPH-së Matoshi, tha se ky vit është viti i mjedisit andaj sipas tij duhet të kujdesemi të gjithë së bashku për një ambient sa më të pastër.

Ministri Matoshi tregoi se MMPH-ja është shumë e përkushtuar për t’iu dal në ndihmë komunave të Kosovës në menaxhimin e mbeturinave.

“ Do të vazhdojmë investimet në krijimin e infrastrukturës për  grumbullim dhe menaxhim të mbeturinave. Kemi shpallë një grant prej 7 milion euro bashkë me GIZ-in, kemi ndarë 1. 2 milion euro për disa komuna përfituese, këto ditë do të vazhdojmë me shpërndarje të kontejnerëve. Po ashtu kemi edhe një grant tjetër nga Qeveria Japoneze për pajisje për menaxhim të mbeturinave”, tha Matoshi.

I pranishëm në këtë aksion ishte edhe ambasadori i OSBE-së në Kosovë,  Jan Braathu, i cili tha se të gjithë së bashku duhet të punojnë për përmirësimin e gjendjes së qytetarëve dhe mjedisit në përgjithësi.

“Çështja e mbeturinave duhet të menaxhohet duke filluar nga niveli lokal dhe ai qendror, në mënyrë që qytetarët të kenë vend për t’i hedhur mbeturinat. Natyrisht se misioni OSBE-së do të bashkëpunojë me të gjithë në këtë proces në mënyrë që të përmirësohet gjendja e qytetarëve”, u shpreh ambasadori Braathu.

Ndërsa Fehmi Gashi përfaqësuesi i Komuniteti Rom, tha se në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, të gjithë së bashku kanë filluar një aksion për pastrimin e mbeturinave në lagjen ku jeton ky komunitet.

Ndërsa organizatori i këtij aksioni, Luan Hasanaj nga “Let’s Do It Kosova”, tha se në lagjen ku jetojnë komuniteti Rom janë ndërmarrë disa aksione të pastrimit por që ka nevojë që kjo të bëhet më shpesh së bashku edhe me komunën e Fushë Kosovës.

Ministri Matoshi, ambasadori Braathu dhe pjesëmarrës të tjerë uruan Komunitetin Rom për Ditën Ndërkombëtare të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)