19 Prill 2024

Kosova dhe Rajoni Toskanës së Italisë shkëmbejn përvojat

Romë, 28 prill - Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Itali, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala ka takuar Frederika Fratonin, Ministre Rajonale për Mjedis e Rajonit të Toskanës.

Në takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e mjedisit dhe planifikimit hapësinor në mes të Kosovës dhe Rajonit të Toskanës së Italisë.

Me theks të veçantë është diskutuar për shkëmbimin e përvojave profesionale në sektorin e mjedisit dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta.

Si rezultat i këtij takimi në të ardhmen pritet nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit dhe formimi i grupeve të përbashkëta të punës për konkretizimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga Kosova dhe Ministrisë Rajonale për Mjedis të Rajonit të Toskanës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)