25 Prill 2024

Kosova dhe Gjermania pajtohen për mbajtjen e konferencës për energjinë

Prishtinë, 8 nëntor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur në një takim një delegacion të  investitorëve nga Gjermania, kryesuar nga Hans Jurgen Muller, Kryetar i Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare, i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Berlin, Skënder Xhakaliu.

Me këtë rast Ministri Lluka, ka njoftuar të pranishmit për sektorët që mbulon MZHE, respektivisht edhe projektet që do të realizohen.

Ministri Lluka, po ashtu ka prezantuar para investitorëve mundësitë e investimeve në Kosovë, duke u fokusuar në katër fusha; Energjinë, Energjinë e Ripërtëritshme dhe Efiçiencën e Energjisë, Minierat me fokus të veçantë Trepçën, sektorin e TIK-ut me fokus infratrukturën si dhe proceset e Ndërmarrjeve Publike në vend.
 
Gjithashtu, Ministri Lluka, prezantoi planet e tij për rritje të transparencës në proceset e marrjeve të licencave për energji të ripërtëritshme, duke prezantuar konceptin në formë të ankandeve të hapura, ku investitorët marrin pjesë në formë transparente.

Nga ana tjetër Kreu i Odës Gjermano-Shqiptare Hans Jurgen Muller, ka përgëzuar Ministrin Luka për angazhimet e tij në zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke vlerësuar transparencën që ministri Lluka po promovon.

Ndryshe, dyja palët janë dakorduar që pas krijimit të Qeverisë së re Gjermane të organizohet një Konferencë për investitorë për energji dhe miniera në mes të dyja shteteve.      



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)