18 Tetor 2019

KOSID alarmon Bankën OPIC për mos-mbështetje të Termocentralit “Kosova e Re”

Prishtinë, 27 qershor - Konsorciumi i Shoqërisë Civile Kosovar për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) prezantoi sot letrën* e dytë drejtuar Korporatës së Investimeve Jashtë Shtetit (OPIC) për të mos e mbështetur ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Në këtë letër, KOSID ka listuar shkeljet që do t’i bënte OPIC nëse e mbështet ndërtimin e një termocentrali të bazuar në qymyr.

Në letër thuhet se mbështetja eventuale për termocentralin e qymyrit “Kosova e Re” do të ishte në kundërshtim me politikat OPIC-ut dhe DFC-së të cilat nuk e favorizojnë thëngjillin dhe inkurajojnë mbështetjen e energjisë së ripërtëritshme.

Letra vjen pas tërheqjes së Bankës Botërore nga mbështetja e këtij projekti të rrezikshëm për mjedisin dhe njerëzit në Kosovë.

Drejtorja Ekzekutive e BIRN Kosova, Jeta Xharra, në konferencën e sotme për shtyp, tha se OPIC, si institucion që i përgjigjet Kongresit Amerikan, do të duhej që politikat e veta në Kosovë t’i përqendronte në energji të ripërtëritshme.

“Ne e dimë që OPIC nuk e ka bërë analizën që të shikojë alternativa tjera të energjisë së ripërtëritshme për të investuar në Kosovë andaj e ftojmë të vijë në Kosovë dhe të shikojë mundësitë e hatashme që ekzistojnë këtu për investime në energji alternative: kemi diell më shumë se Gjermania, kemi erë dhe kemi potencial gjeotermal për ata që ja duan Kosovës të mirën me investime në energji të gjelbër", tha Jeta Xharra.

Në letër thuhet se termocentrali i qymyrit nuk është ekonomikisht i qëndrueshëm dhe do të impononte rreziqe substanciale makroekonomike dhe zhvillimore për vendin dhe qeverinë e Kosovës.

Haki Abazi, bashkëthemelues i KOSID, tha se Kosova gjendet në një fazë dramatike të zhvillimeve për ta ndryshuar drejtimin e zhvillimit energjetik të vendit.

“Institucionet dhe qeveritë pa përjashtim kanë punuar dhe insistuar që Kosova të vazhdojë me qymyr përderisa ne në KOSID, i përkrahur nga ekspertë dhe organizata nga Evropa, SHBA dhe e gjithë bota, kemi refuzuar ta pranojmë qymyrin si zgjidhje dhe kemi kërkuar që investimet të bëhen në zhvillimin e qëndrueshëm duke rritur kapacitetet e energjisë së ripertëritshme, efiçiencës dhe ndërlidhjes me linjë transmisioni funksional me Shqipërinë”, tha Haki Abazi.

Ndërsa Dajana Berisha, bashkëthemeluese e KOSID, tha se çështja e zhvendosjes së popullatës në vendin ku planifikohet ndërtimi i termocentralit.

“Asnjë investitor i huaj nuk do të investonte një projekt në të cilin nuk ka konsensus të gjerë publik për një termocentral të ri me thëngjill. Nëse populli nuk e do një projekt të tillë, është e pamundur ë ai të financohet nga investitorë të huaj. Ky projekt nuk sjell zhvillim pasi që imponon zhvendosjen e 7 mijë banorëve”, tha Dajana Berisha. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga znj. Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, me këtë rast, do të nënshkruaj amandamentimin e Marrëveshjes CDF. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dhjetë te rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organiozn aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren. (Objekti i SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren, ora 10:30)

- Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e  “Raportit të monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”.  (Zyra e KPM-së, qyteza Pejton, ora 12:00)

- Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës "20" të Mentor Avdilit. (Galeria Qahili, ora 20:20)