24 Gusht 2019

Korporatat amerikane kërkojnë energjinë e rinovueshme

New York, 27 korrik - Megjithëse qeveria federale amerikane po tërhiqet nga përballja me ndryshimet klimatike, shumica e korporatave amerikane po vazhdojnë me masat e tyre. Disa prej kompanive në Shtetet e Bashkuara po kërkojnë energji të rinovueshme, madje edhe kur autoritetet lokale nuk i mbështesin.

Këtu ndodhet truri i internetit, i ndodhur në magazina të mëdha kompjuterash të quajtura “qendra të dhënash”. Çdo klikim kalon nëpërmjet një qendre të dhënash të vendosur diku.

“Ndodhemi në Virxhinian veriore, në mesin e qendrave më të mëdha të dhënave në botë”, thotë Stan Blackwell, i kompanisë “Dominion Energy”.

Stan Blackwell drejton zhvillimin ekonomik në Dominion Energy, kompaninë rajonale të energjisë elektrike, e cila mbulon edhe kryeqytetin amerikan Washington, D.C.

Në Virxhinian e veriut ndodhen më shumë qendra të dhënash se në çdo vend tjetër të botës.

Zoti Blackwell thotë se çdo qendër të dhënash konsumon rreth 30 mijë kilovatë energjie.

“Për të mundësuar krahasimin, një shtëpi e zakonshme përdor rreth 4 kilovatë”, thotë ai.

Këto godina që konsumojnë kaq shumë energji strehojnë serverat e kompanive si Facebook, Microsoft, Google.

Këto kompani kanë plane për të marrë të gjithë energjinë e tyre nga burime të rinovueshme. Brian Janous është menaxher i energjisë në kompaninë Microsoft.

“Është e rëndësishme që ajo çfarë ndërtojmë të lërë një trashëgimi pozitive, të cilën të mos e ndërtojmë bazuar mbi burimet e ngurta të energjisë, por ta ndërtojmë të bazuar mbi teknologjinë e ardhshme të erës, ujit dhe diellit”, thotë zoti Janous.

Kompanitë janë të gatshme të punojnë për ta arritur.

Kompania “Facebook” ndihmoi për modifikimin e rregullave shtetërore në mënyrë që të mund të shitej energjia e mbledhur nga tre ferma solare ekzistuese, të cilat do të pasohen edhe nga tre të tjera.

“Facebook e nxiti këtë ndryshim dhe me çmime të reja, për të cilat jemi shumë të kënaqur”, thotë zoti Blackwell.

Shumë kompani janë të gatshme të paguajnë edhe më shumë për energjinë e rinovueshme.

Megjithatë po bie gradualisht çmimi i energjisë së erës dhe asaj diellore gjatë viteve të fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 gusht 2019

- Grupi i çiklistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! organizojnë kampanjën "Lëvizim". (Nisja bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e pestë e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban mbledhjen e Kryesisë. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

- Ne dita e pestë e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest organizohet programi për fëmijë i shoqëruar nga koncerit dhe sfilata me kostume tradiconale. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 16:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Kur Pranvera Vonohet. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)