20 Shkurt 2019

'Kontrata ContourGlobal' zhvatje spektakolare e publikut me duart e qeverisë

Prishtinë, 30 janar - Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media ka japur tetë arsyet pse “Kontrata ContourGlobal" për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re duhet të ndalet.

Qeveria e Republikës së Kosovës njoftoi në mbledhjen e 85-të për fillimin e punës lidhur me kontratën për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”. Në rrethana normale  ky do duhej të ishte një lajm i mirë për qytetarët e Republikës.

Fatkeqësisht sipas Vetëvendosje, në realitetin që e kanë prodhuar qeveritë e Kosovës bashkë me këtë të fundit, ky lajm është pikërisht e kundërta.

"Projekti siç eshte paraparë, me skenarin e ContourGlobal dhe Qeverisë së Kosovës, hyn në listën e gjatë të projekteve të dëmshme, të stërshtrenjta, jotransparente dhe me kosto shumë të lartë për ekonominë në Kosovë, siç kanë qenë privatizimi abuziv i distribucionit (KEDS-i), autostradat miliardëshe të Bechtel-Enkas, koncesionimit monopolistik të aeroportit (Limak-Çalik), etj", vlerëson Vetëvendosje.

Vetëvendosje konsideron se me shumë se një projekt rasti në fjalë është një aferë, afera ContourGlobal.

Lëvizja Vetëvendosje, Komiteti për Energjetikë i fton të gjithë specialistët, punëtorët e sektorit dhe qytetarët në përgjithësi ta kundërshtojnë zëshëm këtë projekt rrënues të Qeverisë së Kosovës me ContourGlobal. 

Për dijeni të publikut pa hyrë në çdo detaj të kësaj kontrate, më poshtë janë (më së paku) 8 arsyet se pse kjo kontratë është shumë e dëmshme për Kosovën dhe pse duhet të ndalohet me çdo kusht:

    3 miliardë për 500MW [Kosova e Re] krahasuar për shembull me 210 milionë për 600 MW, [Rindërtimi i tre blloqeve të TC Kosovës A]– Kostoja mesatare e një blloku plotësisht të ri prej 1MW të energjisë elektrike nga qymyri, në botë, është rreth 1.4 milionë €/MW përderisa ContourGlobal na ofron 2.6 milionë/MW.

    80€-96/MW çmimi i garantuar i blerjes nga Contour Global, krahasuar me 30€/MW nga KEK- me kontratën e re qeveria i garanton çmimin prej 80€ deri 96€/MW në vend se çmimi të jetë i rregulluar nga tregu në momentin e blerjes. Sa për ilustrim KEDS sot importon energjinë elektrike me çmim prej 60€-80€.

    Norma e kthimit prej 18.5% dhe garantimi i kredive nga Qeveria e Kosovës -Në kushte të ekonomisë së tregut norma e kthimit duhet të jetë pjesë e rrezikut që e merr çdo investitor, ndërsa në këtë rast qeveria i jep garanci fitimi pa asnjë rrezik ContourGlobalit. Qeveria merr edhe rrezikun e pagesës së kredisë për ContourGlobal po që se ai dështon ta paguaj kredinë.

    Rritja e tarifave të energjisë elektrike për konsumatorë –Sipas analizave të ndryshme të pavaruara përfshirë Zyrën e Rregullatorit, ndërtimi i Termocentralit (TC) Kosova e Re do të ketë një impakt prej 45% deri në mbi 80% në rritjen e tarifave të energjisë elektrike. Këtë rritje do ia ngarkojnë qytetarëve qoftë drejtpërdrejtë përmes tarifave apo përmes buxhetit të Kosovës.

    5-7 miliardë € - Kostoja totale energjisë elektrike nga TC Kosova e Re për periudhën prej 20 vjetësh, Kosovës do t’i kushtojë 5-7 miliardë € (bazuar në të hyrat e lejuara përgjatë 20 viteve) -e njëjta sasi e energjisë nga blloqet e rindërtuara të TC Kosova ka kosto prej vetëm 2.2 miliardë euro.

    Krijimi i ndërmarrjes fantome NKEC –Qeveria ka themeluar Ndërmarrjen e Re Kosovare të Energjisë “New Kosovo Energy Company [NKEC]” e cila do të blejë energjinë elektrike nga ContourGlobal me çmim prej 80€-96/MW e cila më pastaj do t’ja shes KESCO-s me çmim më të ultë se tregu. NKEC pra do të jetë “vrima e zezë” e buxhetit të Kosovës në dekadat e ardhshme.

    Çrregullimi i tregut të energjisë elektrike në vend - Në kundërshtim me të gjitha praktikat europiane dhe ligjeve në fuqi, qeveria i siguron pozicion monopolistik për ContourGlobal.

    Asnjë bllok i ngjashëm në rajon e më gjerë nuk është dekomisionuar por janë rindërtuar apo riparuar -Blloqet e rindërtuara të TC Kosova A do të kishin rritje të rendimentit mbi 20%, gatishmërisë me 7300 orë fuqi të plotë, siguri si bllok i ri dhe e sigurtë në raport me mjedisin. Rindërtimi realizohet për 4 vite, angazhohen vetëm 210 milionë euro e fitohen 3 blloqe nga 200 MW me koogjenerim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2019 - Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbise'. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor si dhe për raportin vjetor të vitit 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi i Gruas së Lidhje Demokratike të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Ligji (s) na mbron”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të kompanisë “Beni”  që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë për kthimin nën menaxhimin e Qendrës Studentore (Para drejtorisë së Qendrës Studentore, ora 11:00)   .

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)

nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, mbahet tryeza “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 30, ora 11:00)

- Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit Hivzi Krasniqi, Radio Kosova mban Tubim Përkujtimor. (Kino ABC, ora 12:00)

- Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ngjarjen "Women in Energy Scholarship Program", organizuar nga MCC. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevave të Minatorëve. (Miniera Stan Tërg në Mitrovicë, ora 14:00)

- Lëvizja mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)